OpenAI ka vendosur të rikthejë opsionin GPT-4o për abonentët Plus.
OpenAI, pas një vale pakënaqësie të përdoruesve, ka vendosur të riaktivizojë modelin GPT-4o brenda ChatGPT.
Vetëm një ditë pasi kompania prezantoi GPT-5 si modelin e parazgjedhur dhe hoqi mundësinë për të zgjedhur versionet më të vjetra, përdoruesit u ankuan se versioni i ri ishte “më i ftohtë”, më pak empatik dhe i lirë nga toni personal që karakterizonte GPT-4o.
Heqja e opsionit të përzgjedhjes së modelit prishi rutinën e shumë abonentëve, e disa prej tyre anuluan abonimet e tyre Plus si rezultat.
Pas komenteve të shumta në rrjetet sociale, CEO i OpenAI, Sam Altman, njoftoi se GPT-5 do të përmirësohej më tej dhe se kompania do të ishte më transparente në lidhje me modelin që u përgjigjet pyetjeve të përdoruesve në të ardhmen. /e.t