Rindizet zjarri në Poliçan, ndërhyn avioni “Canadair”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një vatër zjarri e cila u vu nën kontroll gjatë orëve të natës është riaktivizuar sërish mesditën e sotme në qytetin e Poliçanit, duke rrezikuar dhjetëra banesa në fshatin Prokëçat. Erërat e forta dhe temperaturat e larta kanë favorizuar përhapjen me shpejtësi të flakëve, të cilat po përhapen në një terren të vështirë dhe të mbuluar me bimësi të dendur, pemë dhe shkurre.

Gjatë natës, në aksionin për neutralizimin e flakëve morën pjesë forcat zjarrfikëse të Poliçanit, Skraparit dhe Beratit, të mbështetura nga Forcat e Armatosura dhe një helikopter që ndërhyri përmes ajrit. Por, pavarësisht përpjekjeve, flakët janë rikthyer me intensitet më të madh dhe aktualisht paraqesin një kërcënim të drejtpërdrejtë për banorët dhe pronat e tyre.

Për të ndjekur nga afër situatën në terren, paraditen e sotme në Poliçan mbërriti edhe Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, i cili po ndjek nga afër aksionin për shuarjen e flakëve.

Ndërkohë, zjarri ka shkaktuar dëme edhe në infrastrukturën digjitale të zonës. Përdoruesit raportojnë ndërprerje të internetit në të gjithë qytetin e Poliçanit, për shkak të dëmtimit të rrjetit në një zonë ku kalon infrastruktura e lidhjes.m.p.

Të fundit

Policia, në alarm: Shoferët ecin me 2.5 herë më shumë shpejtësi se norma e lejuar…

Policia e Shtetit ka ngritur shqetësimin në lidhje me shpejtësinë tej normave të lejuara në aksin Levan-Tepelenë, ku kufiri...

Konfirmohet: Zelensky do të takojë Trump të hënën në Uashington

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka deklaruar se do të takohet me Donald Trump në Uashington të hënën. Kjo vjen menjëherë pasi Shtëpia e Bardhë tha...

Shifra e çmendur/ Ja sa i kushtoi Cristianos unaza që i propozoi Georginës

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez kanë shpallur martesën më 11 gusht, pas tetë vitesh lidhjeje, dhe unaza gjigante e diamantit që futbollisti i dhuroi...

Çarls Bukovski, zëri i papërpunuar i rrugëve amerikane

16 gusht 1920 – Lindja e shkrimtarit Nga Leonard Veizi Në fytyrën e tij, rrudhat nuk ishin vetëm shenja moshe, por harta e netëve të gjata...

Melania letër Putinit/ Zonja e parë ngre shqetësimin për fëmijët e rrëmbyer gjatë luftës

Zonja e Parë e SHBA-së, Melania Trump, i ka dërguar një letër personale presidentit rus, Vladimir Putin, duke ngritur shqetësimin për fatin e fëmijëve...

Lajme të tjera

Web TV