Toka pjellore e Pilincëve!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Lavdrim Lita

Gjermani Otto Witte, me profesion akrobat orvatej rrugëve të Stambollit, takon papritur një mik që e njihte prej kohësh, Ismail Arsim, djali i një tregtari të pasur, që më parë kishte dashur të bëhej artist, por që ndërkohë shërben në shërbimin informativ të ushtrisë turke.

Otto Witte nuk ndodhej në ditë të mira dhe kishte nevojë për para. Miku i tij e këshillon të futet në ushtrinë turke. Otto kryen shërbime shumë të vlefshme, si p.sh., sigurimi i materialeve sekrete në Beograd dhe Sofje, të cilat e ndihmojnë të bëjë karrierë duke u graduar oficer e më vonë major.

Drejtimi i ushtrisë turke në këtë kohë po kalonte një kohë të vështirë dhe gjendja ishte shumë e tensionuar. Ndërkaq edhe Shqipëria, në fillim të vitit 1913, po shkëputej nga Turqia dhe në vend ndodheshin vetëm dy trupa ushtarake, ndërkohë që Fuqitë e Mëdha akoma nuk e kishin caktuar mbretin e provincës shqiptare, megjithëse kishte kohë që përflitej për Halim Eddin-in. Në këtë kohë Ottos i lind një ide e çuditshme: për t’u bërë mbret i Shqipërisë.

Ai dërgon dy telegrame rresht në emër të princit, ku njofton ardhjen e tij në Shqipëri mbas dy ditëve. Ndërkohë ai ka marrë me qira edhe një uniformë në Vjenë dhe pikërisht më datë 15 shkurt 1913 mbërrin në portin e Durrësit, i shoqëruar edhe nga miku i tij, që i shërbente si adjutant. Prej andej mendohet të ketë lëvizur në drejtim të Kavajës dhe diku aty mendohet të jetë vendosur në një çadër mbretërore.

Telegramet që kishin mbërritur me parë dhe ngjashmëria e tij me princin e vërtetë, bënë të mundur që ai të kurorëzohej si mbret. Siç i ka hije një mbreti, ai dha edhe pritje, dhe organizoi parada ushtarake, ndërkohë që të bindurit e tij i ofruan edhe një harem.

Lexo edhe :  Situata me zjarret/ Një shtëpi e pasiguruar, një çmenduri!

Lajmi u përhap nga korrespondentët perëndimorë në të gjithë botën dhe natyrisht arriti edhe Stambollin. Sulltani u çudit tej mase nga ky lajm, sepse kishte dijeni që nipi i tij ishte ndërkohë me pushime në Vjenë.

Nga ana tjetër qeveria osmane dukej e kënaqur, që princi i vuri të gjithë kundërshtarët e mundshëm përpara faktit të kryer duke marrë kurorën e mbretit. Ndërkohë që Princi Halim Edinne njoftonte nga Vjena se ishte i habitur për lajmet që vinin nga Shqipëria.

Kështu që monarkut të rremë do t’i duhej të braktiste një orë e më parë mbretërinë e tij 5-ditëshe. Këtu mbaruan edhe ditët mbretërore të Ottos, i cili tani ndihej shumë i pasigurt dhe e dinte se çfarë e priste. Largohet nga sytë këmbët, duke i shpëtuar për mrekulli edhe një urdhërarresti të Esat Pashës. Mendohet se pikërisht vajzat e haremit e kanë ndihmuar të arratiset dhe të shkojë me varkë në Bari.

Në tokën pjellore të princvë Pilinç ka gjithmonë një shaka të madh me këtë vend./e.t

Të fundit

Kina shfaq ‘muskujt’/ Raketa hipersonike dhe armatim futurist në paradë

Rrugët e Pekinit janë shndërruar në një skenë të forcës ushtarake kineze, teksa Ushtria Çlirimtare Popullore (PLA) zhvilloi gjatë...

Kryediplomati gjerman: Kina po bëhet gjithnjë e më agresive

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë kritikoi Kinën për kërcënime e saj të vazhdueshme për “ndryshimin e njëanshëm” të kufijve në rajonin e Azi-Paqësorit, duke...

Viti i ri shkollor 2025-2026/ Çfarë duhet të dini?

Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu ka bërë me dije detajet për vitin e ri shkollor. Sa i përket regjistrimit në klasat e para dhe të...

Rama ndan pamje nga spitali i Lezhës/ Qytetarët do të gjejnë hapësira dinjitoze

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga spitali i Lezhës. Rama shprehet se tashmë me punimet e arritura, shumë shpejt qytetarët do të gjejnë hapësira...

Zjarri në parkun natyror të Gërmenjës, si paraqitet situata ditën e sotme

Një vatër zjarri është aktivizuar në Parkun Natyror të Gërmenjës, në qarkun e Korçës, poshtë piramidës 15. Fatmirësisht zjarri nuk është përhapur drejt Rezervatit Gërmenj-Shelegur,...

Lajme të tjera

Web TV