“Izraeli e ka humbur humanizmin”/ Vrasja e gazetarëve në Gaza, reagime nga organizatat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Organizatat ndërkombëtare të medias dhe liderët botërorë kanë dënuar vrasjen e dy gazetarëve dhe tre kameramanëve të Al Jazeera dhe një gazetari të pavarur në sulmet në Gaza.

Kombet e Bashkuara se vrasja e gazetarëve është një shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar humanitar dhe I bënë thirrje Izraelit të respektojë dhe mbrojë të gjithë civilët.

OKB kërkoi akses të menjëhershëm, të sigurt dhe të papenguar në Gaza për të gjithë gazetarët.

Reporterët pa kufij thanë se gazetari i Al Jazeera Anas al Sharif ishte një nga më të njohurit nga Rripi I Gazës dhe zëri I vuajtjeve të palestinezëve në enklavë.

Ministri Italian I mbrojtjes Guido Crosetto tha se veprimet e Izraelit në Gaza janë të papranueshme dhe tregojnë se qeveria izraelite e ka humbur arsyen dhe humanitetin.

Ai theksoi se nuk kemi të bëjmë me një operacion ushtarak me dëme anësore, por me mohimin e pastër të ligjit dhe vlerave themelore të qytetërimit.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar u shpreh tejet e shqetësuar nga vrasja e gazetarëve të Al Jazeera.

Zëdhënësi zyrtar i Kryeministrit Sir Keir Starmer tha se Izraeli duhet të sigurojë që gazetarët të mund të punojnë në mënyrë të sigurt dhe të raportojnë pa frikë dhe bëri thirrje për një hetim të pavarur për vrasjen e Anas al-Sharif dhe kolegëve të tij.

Katari zyrtar, vendndodhja e selisë kryesore të rrjetit mediatik Al Jazeera, tha se vrasja e gazetareve është e qëllimshme dhe e cilësoi diçka të tillë, një krim përtej imagjinatës.

Vetë Al Jazeera dënoi me ashpërsinë më të madhe vrasjen e ekipit të saj mediatik nga forcat izraelite, në atë që e quajti një tjetër sulm të hapur dhe të paramenduar ndaj lirisë së shtypit.

Lexo edhe :  Dhunuan barbarisht Shpat Kasapin, arrestohen tre persona

Në një mesazh të fundit të Anas al Sharif, për të cilin Al Jazeera tha se ishte shkruar më 6 prill dhe i cili u postua në rrjetin X pas vdekjes së tij, gazetari shkruante se ai kishte përjetuar dhimbjen në të gjitha detajet e saj, kishte parë vuajtjet dhe humbjet shumë herë, megjithatë asnjëherë nuk hezitoi ta përcillte të vërtetën ashtu siç është.

“Ky është testamenti im dhe mesazhi im i fundit. Nëse këto fjalë ju arrijnë, dijeni se Izraeli ka arritur të më vrasë dhe të më heshtë”, kishte shkruajtur al Sharif, disa muaj para se të vritej./E.T

Të fundit

E rëndë/ Sherr mes adoleshentëve në Maliq, ndërron jetë 14-vjeçari në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Pirg të Korçës, me pasojë vdekjen e një 14-vjeçari. Ngjarja ka ndodhur...

Berisha filmohet me Ramush Haradinajn në ditëlindjen e biznesmenit në Kosovë

Sali Berisha nuk ka dalë sot në konferencë për shtyp, si rrallë ndonjëherë këto javët e fundit që pas humbjes në 11 maj. Dalja e...

I zunë vendin e parkimit, i nxjerr inatin duke çarë gomat e 3 makinave

Një ngjarje e pazakontë është shënuar pasditen e kësaj të enjte në lagjen numër 3 të Pogradecit. 3 automjete janë sulmuar nga një shtetas,...

Dhëndri shijon lirinë pas një viti “arresti shtëpiak”, shëtitje me Berishën në Tropojë

Teksa Shqipëria po digjet nga zjarret, Abi Malltezi duket se po shijon lirinë në mal duke u "arratisur" me Sali Berishën. Siç duket në foton...

Aventurat e palavdishme të ideologëve ambulantë të qametit

Nga Ylli Pata Prej shumë kohësh Shqipëria ka një ngërç të spikatur të një angazhimi permanent apo një aksioni didaktik të një opozite të fortë...

Lajme të tjera

Web TV