PD denoncon Kadastrën: Ka rritur tarifat për shërbimet me 70-80% ndaj qytetarëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përmes një deklarate për shtyp, Partia Demokratike denoncon abuzimet që sipas saj po bën Agjencia Shtetërore e Kadastrës.

Deputeti i zgjedhur i PD-së, Blendi Himçi, thotë se tarifat për pothuajse çdo shërbim që ofron Kadastra janë rritur me 70-80% të vlerës, duke rënduar xhepat e qytetarëve.

Nga një analizë e detajuar e vendimit qeveritar, rezulton se tarifat janë rritur në masën 70–80%, për pothuajse çdo shërbim që ofron ASHK, duke prekur:

• Certifikatat e pronësisë;

• Regjistrimet e kontratave të shitjes, dhurimit apo shkëmbimit;

• Regjistrimin e hipotekave;

• Regjistrimin e lejeve të legalizimit;

• Kopjet e dokumentacionit.

Kjo rritje nuk është thjesht një shifër mbi letër. Ajo është një barrë e papërballueshme për:

• Bizneset që kërkojnë shërbime hipotekimi;

• Individët që blejnë apo shesin pasuri të paluajtshme;

• Avokatët dhe noterët që pajisen me kopje dokumentacioni;

• Mbi të gjitha, banorët e fshatit, të cilët detyrohen të paguajnë tarifa të fryra për çdo parcelë veçmas, duke shumëfishuar kostot për një familje bujqësore.

Në vend që të përmirësojë shërbimin, qeveria rrit çmimin. Në vend që të afrojë zyrat e kadastrës në zonat rurale, qeveria i detyron qytetarët të udhëtojnë, të presin me muaj, e të përballen me zvarritje e burokraci të pafund. Në vend që të analizojë performancën e specialistëve të ASHK-së dhe të ndëshkojë paaftësinë e militantizmin, qeveria ka zgjedhur të grabisë qytetarët përmes tarifave të rritura”, tha ndër të tjera Blendi Himçi./e.t

Të fundit

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Grabitën vilën e Brad Pitt, arrestohen katër të miturit

Policia e Los Angelesit ka arrestuar katër persona të dyshuar për thyerjen dhe grabitjen e shtëpisë së aktorit të famshëm, Brad Pitt. Autoritetet dyshojnë...

Përse SHBA po kalon defiçitin më të madh në histori?

Edhe pse të ardhurat nga doganat janë katërfishuar për shkak të tarifave të reja, shpenzimet rekord për përfitime sociale, kujdes shëndetësor dhe interesin e...

Lajme të tjera

Web TV