Në lidhje me propozimin e kryeministrit Edi Rama për dënime të ashpra për zjarrvënësit, Spahiu u shpreh se ishte në favor dhe e mbështeste, por kujtoi se ligjet nuk zbatohen dhe historiku penal e tregon me shifra.
Për të, edhe dënimi i përjetshëm të vendosej për zjarrvënien si krim i rëndë, por drejtësia duhet të vepronte dhe gjithashtu institucionet e linjës për shkeljet e kësaj natyre ligjore.
Spahiu solli shembuj edhe nga praktikat penale dhe ligjore të vendeve të përparuara perëndimore, ku parashikohet edhe dënim me bugim përjetë për zjarrvënësit, si SHBA-të apo Britania e Madhe.
“E kam dëgjuar m vëmendje propozimin e kryeministrit Rama për pozitën penale dhe ndëshkimet ndaj zjarrvënësve dhe e njoh shumë mirë Kodin Penal. Ne kemi vetëm 2 të dënuar në dy dekada. Ka vende që e kanë për objekt krimin e zjarrvënies, si Gjermania, Britania e Madhe, ose SHBA-të psh., ku ka zjarrvënie masive, që në legjislacionin e tyre parashikojnë burgimin e përjetshëm, njësoj si kriminelët apo autorët e vrasjeve. Ndaj unë mendoj se propozimi i kryeministrit Rama është i drejtë. Duke qenë se Shqipëria e ka më problem zjarrvënien se Britania dhe Gjermania, është normale që ta ketë edhe ndëshkimin penal”, tha ai. m.p.