Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes konfirmon viktimën e parë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar me një njoftim për mediat pasi në vendin tonë u regjistrua ditën e sotme viktima e parë nga zjarret.

“Është konfirmuar nga organet ligjzbatuese se ngjarja e rëndë e ditës së sotme në Gramsh, e cila ka shkaktuar situatën e emergjencës me zjarret në disa zona të bashkisë, ka ardhur si pasojë e veprimit të pakujdesshëm të një banori të fshatit Kullollas. Sipas hetimeve paraprake, viktima ka ndezur zjarr në oborrin e banesës së tij, duke shkaktuar përhapjen e flakëve në terren dhe rrezikun e madh për banorët dhe pronat e zonës”, lexohet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

“Institucionet e sigurisë dhe emergjencës janë të angazhuara maksimalisht në terren për izolimin e zjarreve dhe garantimin e sigurisë së jetës së qytetarëve”, shton Ministria. m.p.

Të fundit

Rama rikthehet në zyrë pas pushimeve, pritet Asambleja e PS dhe qeveria e re

Kryeministri Edi Rama është rikthyer këtë të hënë në zyrën e tij në Tiranë, pas tre javësh pushimi në vilën...

Stonehenge: Çfarë mund të zbulojë një dhëmb lope për vendin e lashtë megalitik?

Një dhëmb lope 5,000-vjeçar i gjetur në Stonehenge mund të ofrojë një të dhënë të re mbi mënyrën se si megalitët u transportuan nga...

VIDEO/ I frustruar pas zëvendësimit, ja reagimi i Rodrygos në pankinën e Realit

Rodrygo mori një mundësi të rrallë si titullar për Real Madridin në ndeshjen ndaj Real Oviedos, një shans për të treguar veten përpara Xabi...

Përballja e Edi Ramës me vemjet e drejtësisë

Nga Artur Ajazi Prej disa kohësh, Edi Rama kryeministri i Shqipërisë, po përballet denjësisht me raste të shpeshta abuzimi nga prokurorët dhe gjyqtarët e kësaj...

Zyrtare/ Kristjan Asllani prezantohet si lojtar i Torinos

Kristjan Asllani është zyrtarisht futbollist i ri i Torinos. Mesfushori i Kombëtares kuqezi u transferua nga Interi në huazim me pagesë prej 1.5 milionë...

Lajme të tjera

Web TV