E bujshme! Klubi italian interesohet për Mirlind Dakun

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rashid Rakhimov, trajneri i Rubin Kazan, foli pas ndeshjes së humbur 3-0 kundër Zenit Shën Petersburgut. Gjatë intervistës, tekniku i rusëve u shpreh edhe për merkaton, duke përmendur Fiorentinën, një nga klubet më të interesuara për Mirlind Daku (27 vjeç), qendërsulmuesin shqiptar.

Duke komentuar lidhjen e merkatos mes Daku, Rubin Kazan dhe Fiorentinës, Rakhimov tha: “Siç e kam kuptuar unë, Fiorentina do ta shesë Kean. Dhe po, ata janë të interesuar për Daku”. Trajneri i Rubin Kazan ndoshta ka mbetur pak prapa me informacionet, ose ndoshta ka në dorë të dhëna që për momentin askush tjetër nuk i zotëron.

Megjithatë, edhe pse e lidhi deklaratën e tij me të ardhmen e Kean dhe jo me një rol të mundshëm alternativ në skuadrën e Piolit, trajneri i Rubin Kazan gjithashtu konfirmoi interesin e Pradè dhe Goretti për sulmuesin e lindur në vitin 1998, pjesë e kombëtares së Shqipërisë.

Daku ka shënuar tashmë 4 gola në 4 javët e para të kampionatit elitar rus. Në përgjithësi, mbërritja e një sulmuesi të ri për Fiorentinën lidhet me largimin gjithnjë e më të mundshëm të Beltran, për të cilin ka interes pikërisht nga një klub në ish-Bashkimin Sovjetik. m.p.

Të fundit

Zelensky: 10 të vdekur nga sulmet ruse, Putini po poshtëron paqen

“Makina e luftës ruse vazhdon të shkatërrojë jetë, pavarësisht gjithçkaje. Putini do të kryejë vrasje demonstrative dhe cinike për...

Rama: Një tjetër ‘mur kinez’ ra, për t’i hapur rrugë Rilindjes Urbane 2.0

Vijon në të gjithë vendin puna për lirimin e hapësirave publike nga subjektet që kanë zaptuar trotuaret. Lirimi i hapësirave publike është pjesë e...

Napoli merr masa pas dëmtimit të Lukakut, piketon sulmuesin e ri

Napoli merr masa pas dëmtimit të Romelu Lukakut. Lëndimi i sulmuesit belg, që do ta detyrojë të qëndrojë jashtë fushave për një kohë të...

Kushtetuesja zbardh vendimin, pritet të rinisë seanca për konstituimin e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese e Kosovës publikoi pak minuta më parë aktgjykimin e plotë që pritet t'i hapë rrugë konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Tashme pritet...

Sulmi ndaj produktit vendas, ku është shteti?

Në Shqipëri, çdo herë që bujqësia dhe blegtoria ngrenë kokë, mediat e paguara nxjerrin “skandale” të rreme. Mjafton një lajm i fabrikuar, një video...

Lajme të tjera

Web TV