Epidemia/ Viktima e parë, një 2-vjeçar vdes nga fruthi, numri i të prekurve arrin rekord

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Që kur filloi shpërthimi i fruthit në Izrael rreth tre muaj më parë, janë diagnostikuar 503 pacientë, nga të cilët 187 janë pacientë aktivë The Times of Israel ka publikuar një lajm lidhur me gjendjen që paraqitet nga fruthi. Në raportim theksohet se Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për vdekjen e një djali 2-vjeçar i cili ishte prekur nga fruthi. Djali i pavaksinuar ishte shtruar në spital dhe ishte në sistem mbështetës për jetën për disa javë.

Shumica e pacientëve të diagnostikuar së fundmi janë nga zonat e Jerusalemit dhe Beit Shemeshit. Deri më sot, 12 fëmijë janë të shtruar në spital, të gjithë nën moshën 6 vjeç. Tre janë në kujdes intensiv dhe një është në aparatura për mbështetje jetësore. Dhjetë prej këtyre fëmijëve janë të pavaksinuar dhe dy raste janë ende duke u hetuar.

Ministria u bën thirrje prindërve të kryejnë vaksinimet e tyre rutinë, veçanërisht vaksinën kundër fruthit. Statusi i vaksinimit është i disponueshëm në regjistrin dixhital të vaksinimit në faqen e internetit të qeverisë. Informacione dhe udhëzime shtesë mund të gjenden në faqen e internetit të ministrisë.

Një foshnjë 18-muajshe e pavaksinuar që vdiq nga fruthi në Jerusalem në vitin 2018 ishte viktima e parë e regjistruar nga fruthi në Izrael në 15 vjet. Vajza ishte një nga tre izraelitët që vdiqën nga fruthi gjatë shpërthimit të epidemisë 2018-2019./kb

Të fundit

Pasuria e Trump rritet me miliarda nga kriptomonedha e re

Pasuria e familjes Trump është rritur me rreth 5 miliardë dollarë në letër, pasi kompania e tyre e re...

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

Territori shqiptar në orët e para të mëngjesit dhe mesditës së kësaj të mërkure parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash ku herë...

Mjeshtri që filmoi shpirtin shqiptar

Nga Lutfi Dervishi Dhimitër Anagnosti u largua, por kinemaja e tij jeton. Filmat e tij nuk pranojnë të plaken, sepse nuk ishin thjesht kinema, por...

Oliver Kromuell, republikani që i preu kokën mbretit të Anglisë

3 shtator 1658 - vdekja e Lordit Protektor Nga Leonard Veizi Në histori, ka njerëz që nuk e zgjedhin kohën, por koha i zgjedh ata. Oliver...

Horoskopi ditor, 3 Shtator 2025

Dashi Dite goxha e animuar dhe plot te reja kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ia kaloni mjaft mire pranë...

Lajme të tjera

Web TV