Është rritur efikasiteti i karburantit apo… evazioni në dogana?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Eduard Zaloshnja

Nga të dhënat zyrtare  rezulton se numri i automjeteve të regjistruara me targa shqiptare është trefishuar në dy dekadat e fundit. Ndërkohë, sasia e karburantit të zhdoganuar është rritur vetëm 30%…

Mesatarisht një automjet aktiv më 2005 konsumoi rreth 1450 litra karburant në vit. Ndërsa sot sasia e karburantit të konsumuar mesatarisht nga një automjet aktiv është përtej përgjysmuar – ka zbritur në rreth 630 litra karburant në vit (630 milionë litra të zhdoganuara janë konsumuar nga 1 milion automjete aktive).

Në qoftë se të dhënat zyrtare janë të sakta dhe nuk ka patur evazion fiskal në dogana, i bie që ose është dyfishuar efikasiteti i përdorimit të karburantit, ose janë përgjysmuar kilometrat e përshkuara  mesatarisht nga çdo automjet.

Në fakt, të dyja këto hipoteza nuk qendrojnë.

Së pari, është e vërtetë që përmirsimet në cilësinë e karburantit dhe në cilësinë e automjeteve sjellin rritje të efikasitetit në konsumin e karburantit. Por edhe vendet më të përparuara nuk kanë arritur të kenë rritje të efikasitetit më shumë se 10% përgjatë dy dekadave. Ndërsa ne e paskemi dyfishuar efikasitetin e përdorimit të karburantit brenda dy dekadave!!!

Së dyti, kilometrat e përshkuara mesatarisht nga një automjet aktiv nuk kanë si të jenë përgjysmuar, krahasuar me vitin 2005. Gjatë kësaj kohe janë shtuar dhe përmirësur ndjeshëm rrugët në mbarë Shqipërinë, e si rrjedhim janë shtuar ndjeshëm udhëtimet turistike brenda vendit si në verë edhe në dimër (numri i dhomave të hoteleve është trefishuar në gjithë vendin).

Krahasuar me 2005-ën, automjetet mund të kenë përshkuar mesatarisht më shumë kilometra, e jo t’i kenë përgjysmuar ato…

Analiza e mësipërme na çon tek shtegu më i mundshëm: evazoioni fiskal në dogana.

Lexo edhe :  Çfarë do të ndodhë me PD-në në shtator?

Për të furnizuar 1 milion automjetet aktive nevojitet shumë më tepër karburant se sa zhdoganohet. Se sa më tepër nuk mund të matet me saktësi, sepse duhen të dhëna të hollësishme mbi markat dhe vjetërsinë e automjeteve, si dhe mbi kilometrat e përshkuara nga to./kb

Të fundit

Kush i zotëron të drejtat e autorit për punën e krijuar nga Inteligjenca Artificiale?

Inteligjenca Artificiale (AI) gjeneruese ka ngritur dy dilema kryesore mbi të drejtat e autorit. E para ka të bëjë...

“Përplasja” me gazetarin/ Lul Morina: Nuk kam përfitiar asnjë tender publik

  Të nderuar bashkombas, miq e dashamirës! Desha t’ju percjell në respekt tuajin një ndjesë të thellë publike lidhur me një reagim timin të irrituar...

Rama rikthehet në zyrë pas pushimeve, pritet Asambleja e PS dhe qeveria e re

Kryeministri Edi Rama është rikthyer këtë të hënë në zyrën e tij në Tiranë, pas tre javësh pushimi në vilën qeveritare në Dhërmi. Kreu i qeverisë...

Stonehenge: Çfarë mund të zbulojë një dhëmb lope për vendin e lashtë megalitik?

Një dhëmb lope 5,000-vjeçar i gjetur në Stonehenge mund të ofrojë një të dhënë të re mbi mënyrën se si megalitët u transportuan nga...

VIDEO/ I frustruar pas zëvendësimit, ja reagimi i Rodrygos në pankinën e Realit

Rodrygo mori një mundësi të rrallë si titullar për Real Madridin në ndeshjen ndaj Real Oviedos, një shans për të treguar veten përpara Xabi...

Lajme të tjera

Web TV