Madonna kërkesë Papa Leonit XIV: Vizito Gazën para se të jetë vonë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbretëresha amerikane e muzikës pop, Madonna, i është drejtuar me një kërkesë Papa Leonit XIV, lidhur me situatën e rëndë që po kalon Gaza për shkak të Izraelit.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Madonna cilëson se papa është i vetmi person që mund të hyjë në ato territore.

“Ati i Shenjtë, të lutem, shko në Gaza dhe sill dritën tënde tek fëmijët përpara se të jetë tepër vonë. Si nënë, nuk mund ta duroj dot vuajtjen e tyre. Fëmijët e botës u përkasin të gjithëve. Je i vetmi prej nesh që nuk mund t’i mohohet hyrja. Nuk ka më kohë. Të lutem më thuaj që do ikësh. Me dashuri, Madonna”, shkruan ylli i muzikës pop tek llogaria e saj në Instagram.

Krahas postimit, artistja theksoi se është thelbësore hapja e plotë e korridoreve humanitare për të shpëtuar jetët e fëmijëve të pafajshëm. Po kështu, ajo shprehet se dhurata më e mirë që mund t’i bënte djalit të saj, është të kërkojë çdokujt të bëjë ç’të mundet për të ndihmuar fëmijët e pafajshëm në Gaza.

Thirrja e saj vjen mes rritjes së presionit ndërkombëtar ndaj Izraelit për situatën humanitare në Gaza. Ekspertët e mbështetur nga OKB paralajmëruan muajin e kaluar se “po ndodh skenari më i keq i urisë” në territor, ndërsa Izraeli ka mohuar ekzistencën e saj, duke akuzuar agjencitë e OKB-së për mos shpërndarje të ndihmave të bllokuara në kufi.

Kjo nuk është hera e parë që Madonna ngre zërin e saj lidhur me situatën në Gaza. Përgjatë koncerteve të saj, ajo shpesh ka dhënë dhe mesazhe emocionale, siç është ajo në Londër në vitin 2023 ku foli për vuajtjen e fëmijëve, të rinjve dhe të moshuarve. Në postimin e saj të fundit, ajo tha se kërkesa e bërë Papës ishte “dhurata më e mirë” që mund t’i jepte djalit të saj Roço në ditëlindje.

Lexo edhe :  Plani sekret i Pentagonit, krijohet ushtria për protestat civile

Deklarata e Madonnës përkoi me një mesazh solidariteti nga grupi irlandez U2. Këngëtari Bono dënoi veprimet e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe Hamasit, duke shprehur mbështetje për popullin palestinez që kërkon paqe dhe bashkëjetesë me Izraelin, si edhe për lirimin e pengjeve të mbetura./kb

 

Të fundit

Evropa po përvëlohet dhe po lufton me zjarret

Evropës iu mor fryma dje nën peshën e një vale të zgjatur të nxehti, një situatë e favorshme për...

Është rritur efikasiteti i karburantit apo… evazioni në dogana?

Nga Eduard Zaloshnja Nga të dhënat zyrtare  rezulton se numri i automjeteve të regjistruara me targa shqiptare është trefishuar në dy dekadat e fundit. Ndërkohë,...

“Mirror”: Zbuloni Rivierën Shqiptare – nga hotelet luksoze deri te gjiret e izoluara

Me kasolle buzë detit, rërë të bardhë të valëzuar dhe ujëra bruz, destinacioni evropian është krahasuar me ishullin e bukur të Azisë Jugore –...

Dy viktima nga zjarret në Elbasan dhe 6 fshatra të djegur plotësisht

Një tjetër viktimë dyshohet se është regjistruar në qarkun e Elbasanit si pasojë e zjarreve që kanë pushtuar vendin. Pas 80-vjeçarit i cili humbi...

Enigmat mbretërore, shtohet misteri i Varrit të Ledi D

Vera është stina që na kujton Zonjën Diana . Princesha e Popullit lindi më 1 korrik 1961 dhe vdiq më 31 gusht 1997. Muaji...

Lajme të tjera

Web TV