“Shqipëria me mua do ishte duke ndihmuar Greqinë dhe Italinë”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një konferencë për mediat të mbajtur këtë të mërkurë, Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë se nuk ka marrë masa të mjaftueshme për të përballuar zjarret.

Ai u shpreh i ashpër ndaj qeverisë Rama, ndërsa e kritikoi kryeministrin se pse nuk e ka shpallur gjendjen e fatkeqësisë natyrore në Delvinë.

“Po të kishte qeveri të vërtetë, nuk mund të diskutohet që Delvina dhe zona të tjera sot do ishin shpallur zona të fatkeqësisë natyrore” tha Berisha.

Berisha e ka cilësuar si të padrejtë krahasimin e situatës me zjarret në vende si Italia dhe Greqia:

“Përsa i përket sipërfaqeve të Greqisë dhe Italisë, duhet të jesh i metë, duhet të kesh të meta mendore që të bësh krahasimin e një vendi me 28 mijë kilometra katror me vende që janë me 90 njëri, e sa është tjetri, Gadishulli Apenin. Me 21 mln euro çarter, avion në dispozicion të shpenzuar personalisht nga Edi Rama. Me 10 milionë satelitë. Me 7 milionë ‘Giro d’Italia’. Me 50 mln më tepër se kostoja në tunelin e Llogarasë, Shqipëria do të kishte dy ‘Canada Air’ dhe të paktën edhe 150-200 zjarrfikëse më shumë. Përveç që do i shuante vetë zjarret, Shqipëria do ndihmonte dhe Greqinë e Italinë”, tha ai. m.p.

Të fundit

Protesta e Tragjasit/ Rama: Burimet ujore janë të Republikës, jo të atyre që i kanë afër

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot detaje nga krijimi i i Operatorit Kombëtar të Ujit, ku mes të tjerash...

Misioni i pambaruar i Princit gjerman, Vidi largohet Shqipëria

3 shtator 1914 Përgatiti: Leonard Veizi Në fillim të shekullit XX, Shqipëria sapo kishte shpallur Pavarësinë më 28 nëntor 1912, por shteti i ri u gjend...

“Albin Kurti do jetë i vdekur”, grafite skandaloze në veriun e Mitrovicës

Mbrëmë pas orës 21:00 në rrugën “Vasilia Ostrovski” në pjesën veriore të Mitrovicës është identifikuar një grafit kërcënues ndaj kryeministrin në detyrë, Albin Kurti....

Paketa e Maleve, deputeti i PD: Rrezik për paqen sociale në Tropojë, Has e Kukës

Deputeti i Partisë Demokratike, Isuf Çelaj, thotë se Paketa e Maleve e miratuar nga Qeveria rrezikon paqen sociale në Qarkun e Kukësit. “Mënyra me...

“Vajzat VIP në burgje”, gazetari: Nuk ishte lajm i ri

Vizitat në burgje të vajzave të shoubizit shqiptar dhe botës së medias, për gazetarin Andi Vrapi nuk përbëjnë një lajm të ri. Në “Dita...

Lajme të tjera

Web TV