Bilanci i dëmeve/ Zjarret shkrumbuan 740 koshere, gjedhë e krerë të imta në vend

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Flakët që përfshinë vendin nuk kursyen jetën, natyrën, banesat dhe as kafshët e egra apo blegtorinë e banorëve të zonës aty ku zjarret qenë të pranishme.

E teksa shtëpitë në zonat rurale digjeshin nga zjarri, banorët e tyre dhe zjarrfikësit bënë të pamundurën që të shpëtonin dhe kafshët shtëpiake.

Por jo të gjithë patën kohë dhe mundësi të shpëtonin gjënë e gjallë, prej të cilës siguronin jetesën. Ndërkohë që bilanci i sipërfaqes së tokës së bërë hi për vitin 2025 deri më tani llogaritet të jetë 54 mijë HA, ministria e bujqësisë ka publikuar dhe numrin e kafshëve të djegura. Në një njoftim zyrtar të AKVMB trupa inspektuese e veterinerëve në terren deri më tani kanë regjistruar se flakët e zjarrit shuan 747 koshere bletësh, gjithashtu u dogjën për së gjalli mbi 100 krerë dele dhe dhi si dhe 13 krerë viça dhe gjedhë.

Situata më e rënduar paraqitet në Bashkinë e Delvinës, pasi aty u dogjën 25 krerë të imta dhe 500 zgjoje me bletë të shpërndara në nëntë parqe.

Ndërsa në fshatin Sirakat të Njësisë Administrative Mesopotam u dogjën stalla me 4 viça dhe dy parqe bletësh me 140 dhe 57 zgjoje.

Kurse në Gramsh aty ku flakët e zjarrit u shtrinë në 7 fshatra u dogjën 9 krerë gjedhë, 95 të imta dhe 50 zgjoje. Këto shifra pritet të ndryshojnë pasi statistikat e kafshëve të asgjësuara prej zjarrit ende nuk kanë përfunduar në të gjithë vendin.

Temperaturat e larta dhe era favorizuan zjarrin të përhapej në mënyrë të shpejtë në të gjithë territorin e vendit brenda pak ditësh, për pasojë Shqipëria nga veriu e deri në Jug u përvëlua nga zjarret, të qëllimshme ose jo, vetëm në ditën e sotshme në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes kemi 29 vatra aktive./e.t

Të fundit

Makina 670,000 euro i ministres “përçan” Turqinë

Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqi, Mahinur Özdemir Göktaş, e vetmja grua dhe anëtarja më e re...

Hansi Flick do të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona

Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku mungoi ndeshjen e parë të...

Britania e Madhe: Gati të dërgojmë trupa për Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe protet e Ukrainës. Britania e Madhe thekson se...

Digjen katër automjete të ushtrisë gjermane, zjarr i qëllimshëm

Katër automjete të parkuara të ushtrisë gjermane u dogjën plotësisht në orët e para të së martës në Kassel. Sipas hetimeve të deritanishme të policisë...

U helmuan nga ushqimi, shënohet viktima e dytë në Itali

Një ngjarje tragjedi është regjistruar në qytetin italian të Cagliarit, ku kanë mbetur dy viktima pas helmimit në një festiva. Helmimi ushqimor ndodhi gjatë festivalit...

Lajme të tjera

Web TV