Braçe apel qytetarëve: Mos ndizni zjarre, por…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm në këto ditë përvëluese gushti, ku zjarret po përpijnë gjithçka që po u del para.

Përmes një video sensibilizuese, socialisti u është drejtuar të gjithë qytetarët që të “harrojnë shpresën” këto ditë dhe të kujdesen me qëllim parandalimin e tragjedive si ajo e Gramshit apo Delvinës ku prej orësh të tëra tanimë flakët janë duke u përhapur me shpejtësi duke djegur banesa, kullota e bagëtitë e banorëve.

“Drama e Delvinës edhe e Gramshit Finiqit gjithashtu duhet të na bëjë të mendojmë për ato që janë gjëra të vogla dhe të thjeshta që mund të na shpëtojnë. Veçanërisht populli i fshatit, por të nxehtin e zjarreve.

Mos ndiz zjarr për asnjë arsye, mos ndiz zjarr qoftë në oborrin e shtëpisë tënde, qoftë edhe jashtë saj, atje ku është fshati i tërë atje ku është ekonomia e fshatit, atje ku është ambienti, lëri mbetjet e baçes tënde, lërë duhanin, lëre duhanin këto ditë, mos e hidh cigaren atje ku bari është i tharë, mos thyej një shishe dhe ta lësh atje ku bari i thatë mund të marrë zjarr në këto kushte ku nxehtësia është e tmerrshme.

Mos bëj zgarrë, mos bëj zgarrë në 40 gradë, mund të hash edhe brenda shtëpisë tënde mbi sobën me korrent, Pra janë gjëra të thjeshta, harroje shkrepsen këto ditë.”, thotë Braçe.

Kjo thirrje e socialistit vjen në kohë aspak të lehtë për vendin tonë. Aktualisht në Shqipëri vijojnë të jenë aktive 37 vatra zjarri, ku situata alarmante paraqitet në Delvinë dhe në Gramsh./kb

Të fundit

Ish-banori i Big Brother pëson paralizë faciale: Më ka prekur edhe kordat zanore

Këngëtari i njohur Kelly po përballet me një paralizë faciale që i ka prekur gjysmën e fytyrës dhe qafën,...

CNN: IDF e ka sulmuar spitalin në Gaza tre herë dhe jo dy

Një video e re e siguruar nga “CNN” tregon se sulmet e forcave izraelite (IDF) ndaj spitalit Nasser në Khan Yunis të Gazës, ku...

“Firmat piramidale” online, reagon AKSK: Mos investoni në TXEX, është mashtrim!

24 orë pasi deputeti socialist Erion Braçe denoncoi një rrjet mashtrimi online, që dyshohet se i ka grabitur shqiptarëve rreth 5 milionë dollarë, për...

Nga janari 2026, pasagjerët obezë do paguajnë për dy ulëse në avion

Southwest Airlines, një nga linjat më të mëdha amerikane të fluturimit, po ndryshon rregullat e saj për pasagjerët obezë, duke i detyruar që të...

Vajza e vetme në Shqipëri

Nga Frrok Çupi Nuk është e vetme vetëm në Shqipëri; as në rajon e as më tej nuk gjendet ‘Girl Vilage’. Vajza e Shqipërisë i...

Lajme të tjera

Web TV