Çështja “Epstein”, Melania Trump kërcënon djalin e Biden me padi 1 miliard dollarëshe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zonja e parë e SHBA-ve, Melania Trump ka paditur Hunter Biden, djalin e ish-presidentit Joe Biden, për 1 miliard dollarë pasi ai hodhi pretendime se ka qenë Jeffrey Epstein, ai që e prezantoi ish-modelen slloveno-amerikane me presidentin aktual të vendit, Donald Trump.

Avokati i Melania Trump kërkoi që Hunter Biden “të tërheqë menjëherë deklaratat e rreme, shpifëse, përçmuese dhe provokuese” që bëri për klienten e tij në një intervistë në emisionin e tij në YouTube, “Channel 5 me Andrew Callaghan”.

“Mosrespektimi i rregullave do ta lërë znj. Trump pa zgjidhje tjetër veçse të ndjekë të gjitha të drejtat dhe mjetet ligjore në dispozicion për të rikuperuar dëmin e madh financiar dhe të reputacionit që i ka shkaktuar”, shkroi avokati Alejandro Brito në një letër të datës 6 gusht drejtuar djalit të ish-presidentit dhe avokatit të tij.
“Duke pasur parasysh historinë tuaj të gjatë të shfrytëzimit të emrave të të tjerëve – përfshirë mbiemrin tuaj – për përfitime personale, është e qartë se keni publikuar këto deklarata të rreme dhe shpifëse për znj. Trump për të tërhequr vëmendjen mbi veten tuaj”, tha po ashtu avokati i Melania Trump në padi./kb

 

Të fundit

Milani e nis me fitore sezonin e ri dhe mposht Barin në fazën 1/32 të Kupës së Italisë

Milani ka mposhtur Barin në sfidën e vlefshme për fazën e 1/32 të Kupës së Italisë. Sfida u fitua 2 me...

Paralajmërimi i fuqishëm që Princesha Diana kishte bërë për William dhe Harryn

Harry dhe William kanë përjetuar humbjen më të madhe në gusht të vitit 1997, me vdekjen e nënës së tyre, Princeshës Diana. Edhe pse me...

Zbulohet se kur mund të martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez?

Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo janë bashkë prej nëntë vitesh, që nga viti 2016. Influencuesja dhe futbollisti portugez kanë formuar një familje shumë të madhe,...

Zhvillohet metoda revolucionare për trajtimin e pacientëve pas atakut kardiak

Nga Enver Robelli Një grup shkencëtarësh në Zvicër nën drejtimin e profesorëve Omer Xhemali dhe Robert Katzschmann kanë krijuar një arnim kardiak të ndërtuar nga indi...

Zjarret/ 87 vatra zjarri të regjistruara në Kosovë, 8 prej tyre ende aktive

Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave në Kosovë bën të ditur se në gjithë vendin janë regjistruar gjithsej 87 vatra zjarri. Prej tyre, 79 janë...

Lajme të tjera

Web TV