15 gusht 1947 – Pavarësia e Indisë dhe lindja e Pakistanit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në mesnatën mes 14 dhe 15 gushtit 1947, pas gati dy shekujsh sundimi kolonial britanik, India shpalli pavarësinë nga Britania e Madhe. Kryeministri i parë i vendit, Xhavaharlal Nehru, mbajti fjalimin e famshëm “Takim me fatin” (Tryst with Destiny), duke shpallur hyrjen e Indisë në një epokë të re lirie dhe sovraniteti.

Por pavarësia nuk erdhi e vetme. Si pjesë e procesit të dekolonizimit, territori indian u nda në dy shtete sovrane mbi baza fetare:

India – me shumicë hindu, por me një popullsi të konsiderueshme myslimane.

Pakistani – me shumicë myslimane, i ndarë fillimisht në dy rajone gjeografikisht të largëta: Pakistani Perëndimor (sot Pakistani) dhe Pakistani Lindor (që më 1971 do të bëhej Bangladeshi).

Emri Pakistan u krijua në vitet ’30 nga aktivisti Çaudhry Rahmat Ali dhe do të thotë “Tokë e Pastër” (Pak = i pastër, stan = tokë, vend, nga persishtja). Ideja ishte që ky shtet të ishte një atdhe i sigurt për myslimanët e nënkontinentit.

Ndarja dhe pasojat tragjike

Përveç festës së lirisë, ndarja e Indisë u shoqërua me një nga shpërnguljet më të mëdha dhe më të dhunshme në historinë moderne. Mbi 14 milionë njerëz u detyruan të zhvendosen nga njëra anë e kufirit në tjetrën për t’u bashkuar me bashkësinë e tyre fetare. Ky proces solli masakra, dhunë seksuale dhe vrasje masive. Numri i të vrarëve llogaritet të ketë qenë nga 200 mijë deri në mbi 1 milion.

Trashëgimia historike

Pavarësia e Indisë dhe krijimi i Pakistanit ndryshuan përgjithmonë hartën politike të Azisë Jugore. Marrëdhëniet midis dy vendeve mbetën të tensionuara, sidomos për çështjen e Kashmirit, duke çuar në disa luftëra dhe në një armiqësi të vazhdueshme që ndikon ende rajonin.

Lexo edhe :  Mësoni kur dhe si të shihni shiun e meteorëve Perseid, fenomeni i vitit

Megjithatë, 15 gushti në Indi dhe 14 gushti në Pakistan (dita kur u bë transferimi zyrtar i pushtetit në këtë vend) mbeten simbole të fuqishme të vetëvendosjes dhe çlirimit nga sundimi kolonial.

Përgatiti L.Veizi

 

 

 

Të fundit

Nuk ndalet Erdogan, arrestohet një tjetër kryebashkiak opozitar në Turqi

Një valë e re arrestimesh në Turqi ka ngjallur shqetësim në radhët e komunitetit ndërkombëtar, mes njoftimeve se në...

Zjarret në vend, Rama publikon pamjet: Angazhim maksimal për shuarjen e çdo vatre

Kryeministri Edi Rama thotë se vazhdon angazhimi mamsimal për shuarjen e zjarreve në vend. Kreu i qeverisë ka ndarë pamje nga operacionet që po...

Maria, Mbretëresha e Skocisë bëhet një yll roker rebel dhe valltare e guximshme

Disa interpretimet e jetës së trazuar të mbretëreshës zhvillohen këtë muaj në Edinburg, secila duke eksploruar marrëdhënien e saj me Elizabetën I dhe duke...

Kush na urren, fillimisht: Kosova apo Qeveria?

Nga Frrok Çupi Desha të them direkt se i vetmi shtet dhe e vetmja qeveri në botë që nuk i dha një ndihmë Shqipërisë me...

Vrasja në Maliq/ Djali dhe babai në burg, familja e autorit largohet nga banesa

Familja e autorit të vrasjes së 14-vjeçarit në Maliq ka mbyllur shtëpinë në fshatin Leminot dhe është larguar për arsye sigurie. Megjithëse kryfamiljari është arrestuar,...

Lajme të tjera

Web TV