Goditje e fortë! Arrestohet kryebashkiaku opozitar dhe 43 zyrtarë të tjerë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autoritetet turke arrestuan sot kryetarin e një bashkie të rëndësishme të Stambollit, së bashku me rreth 43 zyrtarë të tjerë, duke e zgjeruar fushatën kundër opozitës në vend.

Inan Guney, kryetar i bashkisë së Beyoglut në Stamboll, u dërgua në paraburgim si pjesë e një hetimi për korrupsion.

Komuna e Beyoglut drejtohet nga partia kryesore e opozitës, Partia Popullore Republikane (CHP). Bashkitë nën kontrollin e CHP-së janë përballur me valë arrestimesh këtë vit, duke filluar me arrestimin e kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamoglu, në muajin mars.

Imamoglu, një figurë e njohur opozitare, shihet gjerësisht si sfiduesi kryesor ndaj sundimit dydekadësh të presidentit Recep Tayyip Erdogan dhe është kandidati i CHP-së për zgjedhjet presidenciale të vitit 2028.

Stambolli dhe disa qytete të tjera të mëdha kaluan nën drejtimin e CHP-së në vitin 2019, pasi opozita e zgjeroi më tej kontrollin e saj në zgjedhjet lokale të vitit të kaluar./e.t

Të fundit

Humbja e hidhur ndaj Cremoneses, Allegri takim me Igli Taren dhe drejtuesit e tjerë

Ditë e diel, por te Milani nuk ka pushim pasi ka shumë punë për të bërë. Kuqezinjtë u mposhtën...

Guvernatori kritikon Trumpin: Plani i tij për të dërguar trupa në Çikago është abuzim

Presidenti Donald Trump planifikon të dërgojë trupa në Çikago, gjë që përbën një “abuzim me pushtetin”, sipas guvernatorit demokrat të shtetit të Illinoisit në...

Igli Tares i dështon blerja, sulmuesi rikthehet në Gjermani

Boniface është rikthyer në Gjermani dhe nuk pritet të veshë fanellën e Milanit. Dyshohet se sulmuesi ka probleme fizike dhe është në një gjendje delikate. Stafi...

Shqiptari që vrau gruan në Greqi takon vajzën 18-vjeçare në gjykatë

Pandi Nakoleci, 40-vjeçari shqiptar që vrau gruan e tij Marjola Nakolecit, 36-vjeçe para fëmijëve të tyre në Volos u paraqit të dielës para gjykatës. Sapo mbërriti, gazetarët...

Britania nuk mund të jetë lojtar i madh global pa folur më shumë gjuhë

Nga Sophia Smith Galer Pavarësisht gjithë diskutimeve për të adresuar problemin, gjendja është përkeqësuar. Dhe kjo është e pafalshme kur mund të bëjmë kaq shumë. Shumë...

Lajme të tjera

Web TV