Këto janë pasojat që ka lënë pas zjarri, i cili për tre ditë me radhë shkrumboi fshatrat e Gramshit.
Shtëpi tërësisht të shkatërruara, qindra bagëti të djegura, mijëra hektarë pyje me pisja të shkrumbuar, pemtari të mbjella, asgjë nga mundi dhe puna e një jete.
Teksa flakët i afroheshin fshatit, banorët panë ferrin me sy. Do të duhet shumë kohë që ky përjetim të shlyhet nga kujtesa e tyre.
Skënderbegasi tashmë i ka drejtuar sytë nga shteti, deri diku me mosbesim, por pa asnjë zgjidhje tjetër.
Në fshat tashmë të zë syri më shumë ekipe punë sesa banorë. Po punohet për groposjen e kafshëve, rikthimin e energjisë elektrike dhe ujit, shpërndarjen e ndihmave. Rikthimi në normalitet s’do të jetë i lehtë as për banorët dhe as për kurorën me pisha, e cila do të kërkojë disa kadastra derisa të shërohet./e