Brian O’Kelley, bashkëthemeluesi dhe ish-drejtori ekzekutiv i kompanisë së teknologjisë së reklamave AppNexus, bëri bujë pasi zbuloi se kishte dhënë shumicën e fitimeve të tij prej 1.6 miliardë dollarësh nga shitja e kompanisë së tij te AT&T në vitin 2018.
Pavarësisht se zotëronte 10% të aksioneve në AppNexus, O’Kelley zgjodhi të mbante më pak se 100 milionë dollarë për vete dhe familjen e tij, duke dhuruar pjesën tjetër për kauza për të cilat ata interesohen.
O’Kelley, tani 48 vjeç, tha se vendimi u mor pas një diskutimi të menduar mirë me gruan e tij rreth asaj se sa para ishin vërtet “të mjaftueshme”.
Ata llogaritën një shumë të rehatshme, e dyfishuan atë për siguri dhe dhanë pjesën tjetër.
Ai shpjegoi se vendimi i tij nuk kishte të bënte vetëm me bujarinë, por edhe me ruajtjen e një stili jetese të bazuar me realitetet e përditshme.
O’Kelley beson se pasuria ekstreme mund t’i shkëpusë njerëzit nga shoqëria dhe të çojë në shpenzime të papërgjegjshme.
Ai kritikon stilin e jetës së miliarderëve, ishujt privatë, jahtet dhe tepricat luksoze si të panevojshme dhe “të bezdisshme”.
“Nuk besoj te miliarderët. Mendoj se është thjesht qesharake”, tha sipërmarrësi.
Aktualisht, duke udhëhequr një startup të ri të fokusuar në gjurmimin e emetimeve të zinxhirit të furnizimit, Scope3, O’Kelley thotë se nuk ka plane të bëhet ndonjëherë miliarder, edhe nëse sipërmarrja e tij e radhës ka sukses.
Ai gjithashtu ndau shqetësimet në lidhje me rritjen e fëmijëve të tij me shumë luks, duke dashur që ata të përjetojnë jetën me kufizime dhe vlera./E.T