“Alaska, Putin i vetmi fitimtar”, gazetari: Ka marrëveshje për shkëmbime territoresh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari Artur Nura thotë se nga takimi në Alaskë midis presidentit amerikan, Donald Trump dhe homologut rus, Vladimir Putin, fitimtar, nga ana gjeopolitike, ishte shefi i Kremlinit.

Në një intervistë për “Edicioni qendror” në ABC News, Nura u shpreh se është arritur marrëveshje për shkëmbime territoresh, edhe pse nuk është bërë publike.
“Ky takim ishte 50 me 50 në rezultate, nga pikëpamja matematikore.  Në pikëpamje gjeopolitike më i fituar ishte Vladimir Putin. Putin nuk erdhi në një vend të BE, por në një shtet të rëndësishëm dhe doli fitimtar. Iu shtrua tapeti i kuq, u duartrokit nga Trump. Për mua është arritur një marrëveshje e madhe. SHBA do ta drejtojnë këtë organizim. Mendoj se marrëveshja është arritur në të gjitha dimensionet e saj. SHBA nuk është e përfshirë drejtpërdrejt në këtë konflikt. Do të kemi shkëmbime territoresh. Do kemi zgjidhje diplomatike. Unë besoj se po. Besoj se është sinjal për të gjithë globin, sepse konflikte të tilla nuk kemi vetëm në Ballkan.”, theksoi ai./kb

Të fundit

“Dead Ringers”, një udhëtim i errët në labirintin e ndërgjegjes

Nga Leonard Veizi Një klinikë sterile, një sekret i errët. Në Toronto-n e ftohtë dhe të përmbajtur, pas mureve sterile të...

Zgjerohet sipërfaqja e zjarreve në Parkun e Gërmenjit, në terren 65 forca

Situata e zjarrit në Parkun Natyror të Gërmenjit paraqitet disi më e qetë dhe nuk ka shumë vatra të reja të zjarrit, por sipërfaqja...

Aksident në autostradën Levan–Vlorë, përplasen disa automjete

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në autostradën Levan–Vlorë, në afërsi të fshatit Panaja. Në aksident janë përfshirë disa automjete, duke...

Tragjedia e Piter Fekter, një vdekje që tronditi Berlinin

Nga Leonard Veizi Muri i Berlinit ishte një plagë e hapur në zemër të Evropës, një ndarje e përgjakur mes dy botëve, ku betoni dhe...

Kush ishte Pippo Baudo, prezantuesi ikonik italian

Një nga figurat më të shquara të ekranit italian, Pippo Baudo, është ndarë nga jeta sot në moshën 89-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi...

Lajme të tjera

Web TV