Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Shkodër-Bushat me 3 të plagosur rëndë.
Një kamion raportohet se është përplasur me një makinë në kryqëzimin e Kryebushatit.
Nga aksidenti mësohet se kanë mbetur të plagosur rëndë 3 persona, që janë dërguar drejt spitalit të Shkodrës.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe kanë nisur hetimet për shkaqet e këtij aksidenti rrugor./e.t