Turma “kap me gurë” kandidatin për president në Bolivi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Bolivi janë mbyllur qendrat e votimit për zgjedhjet presidenciale dhe ka nisur procesi i numërimit të votave. Ndërkohë, zgjedhjet janë shoqëruar me tensione në disa zona të vendit.

Një incident i rëndë ka ndodhur në bastionin politik dhe sindikal të ish-presidentit Evo Morales, ku presidenti i Senatit dhe njëkohësisht kandidati për president, Andrónico Rodríguez, është përballur me reagime të dhunshme nga votuesit.

Pasi kreu votimin dhe u ndal për të folur me gazetarët, ai është goditur me gurë dhe është fishkëllyer nga një grup personash të pranishëm në qendrën e votimit.

Rodríguez, dikur i afërt me Moralesin, është cilësuar nga mbështetësit e ish-presidentit si “tradhtar”, për shkak të largimit të tij nga linja politike e Moralesit dhe vendimit për të kandiduar në këto zgjedhje në mënyrë të pavarur.

Incidenti vjen në një moment delikat për klimën politike në vend, ku ndarjet e brendshme në radhët e majta po bëhen gjithnjë e më të thella.

Autoritetet zgjedhore dhe policia nuk kanë dhënë ende një deklaratë zyrtare mbi ngjarjen./e.t

Të fundit

Faqja me fokus turizmin: Pse britanikët dynden drejt Durrësit për pushime?

Qyteti i Durrësit, i vendosur përgjatë bregdetit adriatik të Shqipërisë, është tashmë një destinacion kryesor për turistët britanikë që...

Presidenti Trump u lejon armët, efektivëve të Gardës Kombëtare, në misionin anti-krim

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth ka urdhëruar personelin e Gardës Kombëtare që po patrullon rrugët e Uashington DC që të armatosen, pasi ofensiva...

“Papillon”, odiseja e një shpirti të pathyeshëm

Nga Leonard Veizi Ka burra që thyejnë hekurat dhe burra që thyejnë vetveten. “Papillon” është historia e një shpirti që zgjodhi të mos thyhej. Në...

DW: “Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

Ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë përparim drejt paqes në Ukrainë, çështja e garancive të sigurisë dhe vendosja e trupave po e...

Vështirësohet pleqërimi, rritet hendeku mes pensionit mesatar dhe pagës mesatare

Rritja e kostove të jetesës vit pas viti nga shtrenjtimi i çmimeve ka gjasa të dëmtojnë më shumë pensionistët, pasi diferenca ndërmjet pensionit mesatar...

Lajme të tjera

Web TV