Zbulimi i rrallë në “zemër” të xhunglës meksikane

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në zemër të xhunglës së Chiapas-it, Meksikë, arkeologët kanë zbuluar Sak-Bahlán, një qytet të humbur që për më shumë se një shekull shërbeu si bastioni i rezistencës së majave lacandonë ch’ol kundër pushtimit spanjoll. Lajmi u konfirmua nga Instituti Kombëtar i Antropologjisë dhe Historisë së Meksikës, i cili e cilëson këtë zbulim si një nga më domethënësit në dekadat e fundit.

Sak-Bahlán, që në gjuhën maja do të thotë “Toka e Jaguarit të Bardhë”, u themelua në vitin 1586, pasi spanjollët pushtuan kryeqytetin Lakam Tun. Qyteti u bë strehë e kryengritësve, të cilët herë tregtonin me aleatët e spanjollëve, e herë i sulmonin e i plaçkitnin. Ky ekuilibër i brishtë u thye në fund të shekullit XVII, kur ushtritë koloniale, me ndihmën e disa grupeve maja, arritën ta pushtonin pa luftë në vitin 1695. I vendosën emrin “Nuestra Señora de los Dolores”, por pak dekada më vonë qyteti u braktis.

Zbulimi i tij sot nuk ishte rastësi. Arkeologu Josuhé Lozada Toledo analizoi kronika të shekullit XVII, përfshirë një letër të fratit Diego de Rivas, dhe përmes teknologjisë së hartëzimit digjital përcaktoi zonën ku mund të ndodhej. Kërkimet çuan ekipin në Rezervatin e Biosferës Montes Azules, ku gjetën struktura guri, vegla obsidiani, qeramikë dhe mbetje të një kishe koloniale.

Sak-Bahlán ishte kryeqyteti i parafundit maja që ra përpara spanjollëve, vetëm pak vite para pushtimit të Nojpetén-it në vitin 1697. Sipas ekspertëve, zbulimi hedh dritë mbi historinë e rezistencës, identitetin dhe jetën e përditshme të komuniteteve indigjene, duke u dhënë atyre një vend të ri në rrëfimin e historisë. /e.t

Të fundit

Italia përgatitet për Kupën Botërore të Tiramisusë/ Kërkon 100 degustues vullnetarë

Italia përgatitet për një nga garat më të ëmbla në botë, për Kupën Botërore të Tiramisu 2025. Këtë vit, eventi...

Hamasi: Gati për një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe lirimin e pengjeve

Në një deklaratë zyrtare, Hamasi njoftoi gatishmërinë e tij për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për t'i dhënë fund luftës dhe për të liruar...

Flutura Açka: Deputeti i PD-së shkarkoi numëruesin sepse nuk po vidhte vota!

Gjatë intervistës së saj për programin “Dekalog” të Roland Qafokut në DritareTV, Flutura Açka rrëfeu për përvojat e saj gjatë fushatës së 2021-shit dhe...

Pas negociatave, festivali i Sanremos do të vazhdojë në qytetin bregdetar

Pas dy ditësh pune të frytshme dhe intensive, është arritur një marrëveshje midis Bashkisë së Sanremos dhe RAI-t gjatë fazës së negociatave në lidhje...

Rusia shpall të padëshiruar institutin britanik, ‘preket’ edhe profesori shqiptar

Përmes një njoftimi, Prokuroria e Përgjithshme e Rusisë ka ndaluar veprimtarinë e organizatës joqeveritare britanike Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara për Studime të...

Lajme të tjera

Web TV