Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, bëri të ditur se gjatë periudhës janar–korrik 2025, Shërbimi Përmbarimor ka ekzekutuar mbi 6,800 vendime gjyqësore, duke garantuar zbatimin e tyre dhe forcimin e shtetit të së drejtës.
“Ky rezultat tregon përkushtimin e strukturave përmbarimore dhe punën e pandërprerë të Ministrisë së Drejtësisë në garantimin e drejtësisë për qytetarët,” u shpreh Manja.
Sipas tij, përforcimi i efikasitetit të përmbarimit është një element kyç për besimin në sistemin e drejtësisë dhe barazinë përpara ligjit.
Ministria e Drejtësisë vijon punën për modernizimin e shërbimit përmbarimor dhe dixhitalizimin e procedurave, me qëllim ofrimin e një shërbimi më transparent dhe efektiv për qytetarët./E.T