OKB thotë se 383 punëtorë të ndihmës u vranë më 2024

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një numër rekord prej 383 punëtorë të ndihmës u vranë në vitin 2024, thanë Kombet e Bashkuara, duke paralajmëruar se bilanci i këtij viti do të jetë po aq shqetësues.

Numri i të vrarëve më 2024 ishte 31 për qind më i lartë se një vit më parë, tha OKB-ja në Ditën Botërore Humanitare. Organizata pret që numri këtë vit të jetë më i lartë për shkak të “konfliktit në Gazë, ku janë vrarë 181 punëtorë humanitarë dhe në Sudan, ku janë vrarë 60 të tjerë”.

OKB-ja tha se përgjegjësit më të shpeshtë të vrasjeve më 2024 ishin aktorët shtetërorë.

Sipas organizatës, shumica e atyre që u vranë ishin staf vendor dhe u sulmuan ose gjatë kryerjes së detyrës, ose në shtëpitë e tyre.

Përveç viktimave, vitin e kaluar 308 punëtorë të ndihmës u plagosën, 125 u rrëmbyen dhe 45 u ndaluan.

“Edhe një sulm ndaj një kolegu humanitar është një sulm ndaj të gjithëve neve dhe ndaj njerëzve që ne u shërbejmë”, tha shefi i ndihmës në OKB, Tom Fletcher.

“Sulmet në këtë shkallë, me zero përgjegjësi janë dënim i turpshëm ndaj ndaj mosveprimit dhe apatisë ndërkombëtare. Si komunitet humanitar, ne kërkojmë sërish që ata që kanë pushtet dhe ndikim të veprojnë për njerëzimin, të mbrojnë civilët dhe punëtorët e ndihmës dhe të mbajnë autorët përgjegjës”.

Shifrat paraprake nga Baza e të Dhënave për Sigurinë e Punëtorëve të Ndihmës tregojnë se 265 punëtorë ndihme janë vrarë këtë vit, deri më 14 gusht.

OKB-ja përsëriti se sulmet ndaj punëtorëve të ndihmës dhe operacioneve humanitare shkelin të drejtën humanitare ndërkombëtare dhe dëmtojnë linjat jetike që mbajnë gjallë miliona njerëz të bllokuar në zona lufte dhe zona të fatkeqësive.

Lexo edhe :  Trump ndërpret takimin me udhëheqësit evropianë për të telefonuar Putinin

“Dhuna ndaj punëtorëve të ndihmës nuk është e pashmangshme. Ajo duhet të marrë fund”, tha Fletcher, koordinator i ndihmës emergjente të OKB-së dhe nënsekretar i përgjithshëm për çështjet humanitare.

Ndërkaq, Organizata Botërore e Shëndetësisë e OKB-së tha se ka verifikuar mbi 800 sulme ndaj punëtorëve shëndetësorë në 16 territore vetëm këtë vit, me mbi 1.110 punëtorë shëndetësorë dhe pacientë të vrarë dhe qindra të tjerë të plagosur.

Dita Botërore Humanitare shënon ditën kur më 2003 shefi i të drejtave të njeriut të OKB-së, Sergio Vieira de Mello, dhe 21 punëtorë të tjerë të ndihmës u vranë pas një shpërthimi në selinë e OKB-së në Bagdad. /e.t

Të fundit

Tifozët rusë sulmojnë futbollistin e Kombëtares shqiptare, nisin hetimet

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i Rubin Kazanit, Mirlind Daku, është bërë objekt i thirrjeve fyese nga tifozët e...

Fifi ironizon kolegët: Po funksionon kur i komenton vetes me llogari false

Filloreta Raçi – Fifi ka tërhequr sërish vëmendje me postimin e saj të fundit në rrjete sociale, ku duket se ka thumbuar disa artistë...

Dalin detaje nga tragjedia në Greqi, si u dogjën për së gjalli 3 shqiptarë

Në kilometrin 537.5 të autostradës Egnatia në Greqi, në pikën e pagesës Iasmos, një aksident i rëndë i mori jetën tre shtetasve shqiptarë dhe...

Një “fitore” e europianëve kundër Trumpit dhe Putinit

Pas samitit të Ukrainës, progresi drejt një marrëveshjeje paqësore është i kufizuar. Por evropianët kanë arritur një qëllim: Me një front të bashkuar, ata...

Kur frika zëvendëson drejtësinë, “Shtrigat e Salemit” nga historia në dramë

Nga Leonard Veizi Në mjegullën e dendurë të mëngjeseve puritane, kambanat e kishës kumbonin si një kujtesë e përjetshme e mëkatit dhe dënimit. Në Salem,...

Lajme të tjera

Web TV