Tifozët rusë sulmojnë futbollistin e Kombëtares shqiptare, nisin hetimet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i Rubin Kazanit, Mirlind Daku, është bërë objekt i thirrjeve fyese nga tifozët e Zenitit të St. Petersburgut gjatë ndeshjes së zhvilluar më 12 gusht, në raundin e dytë të fazës së grupeve të Kupës së Rusisë.

Takimi, i fituar 3-0 nga Zeniti, u shoqërua me tensione në tribuna, ku një pjesë e tifozëve vendas ofenduan 27-vjeçarin shqiptar.

“Komiteti i Kontrollit dhe Disiplinës i RFU-së do të shqyrtojë episodin me thirrje ofenduese nga tifozët e Zenitit të Shën Petersburgut, drejtuar sulmuesit të Rubin Kazanit, Mirlind Daku”, deklaroi kreu i komitetit, Artur Grigoryants, për agjencinë ruse RIA Novosti. Ai shtoi se mbledhja disiplinore do të zhvillohet më 20 gusht.

Në atë përballje, Daku arriti të shënojë një gol, i cili u anulua pas ndërhyrjes së VAR-it.

Ironikisht, gjatë kësaj vere sulmuesi ishte shumë pranë transferimit te Zeniti i St. Petersburgut, por në fund vendosi të qëndrojë te Rubini, që i rinovoi kontratën.

Komiteti i RFU-së pritet të vendosë nëse Zeniti do të ndëshkohet për sjelljen e tifozëve të tij, ndërkohë që rasti ka marrë vëmendje në mediat ruse, duke rikthyer në fokus marrëdhënien mes klubit dhe lojtarit shqiptar./e.t

Të fundit

A munden SH.B.A.. të vazhdojnë garantuesin e Paqes për Evropën

Nga Abdyl Koprencka Amerika e pa aftë ndër bisedime politike dhe pa nji pregatitje si duhet ushtarakisht që ti japi...

Piromanët

Nga ARTUR  AJAZI Ata nuk i njohin zgjedhjet. Nuk i kanë njohur edhe para 20 vitesh, edhe para 12 vitesh, edhe sivjet ata nuk i...

Pse nuk na lejon Shqipëria të blejmë kriptomonedha! Janë makineria e sotme financiare!

NGA BEN BLUSHI Para disa kohësh i kërkova bankës sime leje të blej një ethereum. Përgjigja ishte negative. Bankat shqiptare nuk lejojnë transferta me aplikacionet që...

Pelegrinazhi i besimtarëve bektashinj në Tomorr, Policia shpall planin njëjavor të masave

Festa e besimtarëve bektashinj, pelegrinazhi i përvitshëm i muajit gusht, që do të mbahet në Malin e Tomorrit, e njohur ndryshe edhe si “Festa...

VIDEO/ Rama ndan pamje mes natyrës fantastike në Shtegun e Ngjyrave në Kukës

Në rrethin e Kukësit natyra ofron një sërë monumentesh të cilat të impresionojnë jo vetëm më madhështinë e tyre dhe vlerat shkencore, por dhe...

Lajme të tjera

Web TV