Zvicra zbulon a do ta arrestojë Putinin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zvicra do t’i japë presidentit rus Vladimir Putin “imunitet” nëse ai viziton vendin për bisedime hipotetike paqeje me Ukrainën.

Kështu deklaroi sot ministri i Jashtëm Ignacio Cassis, pasi Gjeneva po përflitet si një nga qytetet ku mund të zhvillohet takimi Putin-Zelensky, me propozim edhe të Presidentit francez, Emmanuel Macron.

Donald Trump propozoi dje një takim trepalësh midis presidentëve të Rusisë dhe Ukrainës, me pjesëmarrjen e tij. Duket se hapat janë të mbarë për realizimin e tij, por për momentin, as koha dhe as vendi nuk janë përcaktuar.

Megjithatë, Presidenti francez Emmanuel Macron propozoi të martën që takimi të mbahej në Gjenevë, një ide me të cilën u pajtua edhe ministri i jashtëm italian Antonio Tajani.

Por, ndaj Presidentit rus Vladimir Putin rëndon një urdhër arresti i lëshuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale që nga viti 2023 për krime lufte në Ukrainë të kryera gjatë pushtimit rus. Megjithatë, siç vëren Politico, Cassis sqaroi se shefi i Kremlinit nuk do të arrestohet nëse do të vinte në vend për të marrë pjesë në një konferencë paqeje.

Ai shtoi se Zvicra është “e gatshme për të pritur një takim të tillë”. “Ne gjithmonë e kemi shprehur gatishmërinë tonë, por sigurisht kjo varet nga vullneti i fuqive të mëdha”, tha ai.

“Zvicra e ka sqaruar situatën ligjore”, shtoi ministri, dhe mund të presë një samit të tillë “pavarësisht urdhër-arresti kundër Putinit, për shkak të rolit tonë të veçantë dhe rolit të Gjenevës si selia evropiane e OKB-së”. m.p.

Të fundit

Shqipëria mes “top” destinancioneve për vitin 2025! Rritje me mbi 80% të turistëve

Turizmi botëror po njeh një vit rekord. Por mes dhjetë destinacioneve më të suksesshme të vitit 2025, renditet edhe...

Diaspora, ura jonë me botën. Myzafere Alija nderohet me çmimin “Ambasadore e Paqes”

Në kuadër të aktivitetit “Dashuria për Atdheun – Diaspora si bartëse e vlerave universale”, të zhvilluar në Shkodër me rastin e Ditës së Diasporës,...

Spanja përballet me sezonin më të keq të zjarreve, 380 mijë hektarë tokë të djegura

Spanja po përballet me një nga sezonet e saj më të këqija të zjarreve, ku flakët kanë përfshirë disa rajone si  Galicia, Estremadura dhe...

Rama nga Spitali i Kirurgjisë Kardiovaskulare: Investimi më i rëndësishëm në shëndetësi

Kryeministri i vendit, Edi Rama, përmes një postimi në rrjete sociale ka ndarë pamje nga Qendra Spitalore Nënë Tereza. Theksi i është vënë Spitalit të...

Gjoba dhe tarifa të rënda për bizneset/ Ja projektligji që ndryshon tregun ushqimor!

Në një kohë kur siguria ushqimore është kthyer në një nga çështjet më të ndjeshme në popullatë, qeveria ka hedhur për diskutim një projektligj...

Lajme të tjera

Web TV