Reforma e administratës publike, po bëhen gati detajet e fundit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin Adea Pirdeni ka hedhur për konsultim publik projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 90/2012 ‘Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore’”. Sipas njoftimit të shpërndarë për mediat drafti synon përmirësimin e organizimit, efikasitetit dhe llogaridhënies së institucioneve shtetërore, duke i përafruar me praktikat më të mira evropiane dhe rekomandimet e OECD/SIGMA.

Ministria njofton se në këtë projektligj përfshihet sistem i ri mbikëqyrjeje dhe llogaridhënieje për të gjitha institucionet nën varësinë e kryeministrit dhe ministrave, bazuar në objektiva të matshme dhe vlerësime vjetore të performancës.

Në të janë parashikuar kritere të qarta për krijimin e institucioneve, duke kufizuar hapjen e strukturave të reja vetëm kur justifikohet nga numri i punonjësve dhe prioritetet qeveritare.

Gjithashtu riorganizim i institucioneve jo-ministrore, duke i kategorizuar ato si institucione varësie dhe agjenci autonome, sipas rekomandimeve të OECD/SIGMA, për të shmangur fragmentimin dhe mbivendosjen e funksioneve.

Ky projektligj synon një administratë më efikase, më pak burokratike dhe me përgjegjësi të qarta institucionale, duke u përshtatur me kërkesat e procesit të integrimit në Bashkimin Evropian.

Të fundit

Tensione diplomatike, Kopenhageni akuzon Trumpin për “operacione sekrete”

Ministria e Jashtme daneze ka thirrur të ngarkuarin me punë të SHBA-së, diplomatin më të lartë në ambasadën amerikane...

Situata në Gaza, prifti: 450 refugjatët e kishës Sacra Famiglia, në gjendje dramatike

Mesazhi i fundit nga prifti Gabriel Romanelli titullohet qartë: “Të qajmë dhe të lutemi”. Në qytetin e Gazës, situata është dramatike, dhe Parrochia e...

Pandemia e ardhshme, po zhvillohet një terapi universale antivirale

I frymëzuar nga një mutacion i rrallë gjenetik, një ekip kërkimor ka testuar një terapi te minjtë dhe hamsterët që ofron mbrojtje kundër çdo...

Shpella e Spilesë, Tare i përgjigjet Blendi Gonxhes: Mos u tallni me taksapaguest

Reagimi i MEKI-t për një shkrim modest timin mbi gjendjen faktike të Shpellës së Spilës më bëri të mendoj se ky institucion e kishte...

Gazetari gjerman: 6 mësime nga udhëtimi me makinë në Shqipëri

Nga Teseo La Marca, DIE WELT Katër orë në një rrugë me gropa që duken si kratere nga granatat. Asfalt ose është i pabarabartë, ose nuk...

Lajme të tjera

Web TV