Policia greke: I gjetëm tre fëmijët mbi trupin e pajetë të nënës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komuniteti lokal i Volosit në Greqi është i tronditur nga vrasja brutale e nënës shqiptare Mariola Nakoleci, 36 vjeçe, nga bashkëshorti i saj 40 vjeçar, shqiptari Pandeli Nakoleci. Krimi ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premte, datë 22 Gusht.

Sipas informacioneve, pak para orës 11:00, vajza e çiftit telefonoi Qendrën e Reagimit ndaj Emergjencave duke kërkuar ndihmë dhe duke thënë se babai i saj e kishte therur nënën në apartamentin e familjes në rrugën Konstanta.

Oficerët e policisë shkuan menjëherë në vendngjarje dhe gjetën trupin e pajetë të gruas në hyrje të pallatit, me lëndime në qafë dhe brinjë. Pranë saj ishin tre fëmijët, dy vajza të moshës 16 dhe 6 vjeç dhe një djalë 13 vjeç. Sipas dëshmive të tyre, prindërit kishin debatuar intensivisht që nga mëngjesi.

Kur Mariola vendosi të largohej nga shtëpia, Pandeliu e ka ndjekur duke mbajtur një mjet të mprehtë në dorë. Ai e arriti në hyrje të pallatit dhe e goditi disa herë. Gruaja, nënë e katër fëmijëve të moshës 18, 16, 13 dhe 6 vjeç, ra e vdekur vetëm pak metra larg derës së shtëpisë së saj.

Mediat greke thonë se autori 40 vjeçar ka një të kaluar të rëndë kriminale dhe psikiatrike. Siç rezulton, më 28 qershor 2025, ai u transferua nga oficerët e policisë në Departamentin Psikiatrik të Spitalit të Përgjithshëm të Volosit për një ekzaminim të pavullnetshëm, pas një tentative vetëvrasjeje.

Mjekët kishin vendosur se ai kishte nevojë për shtrim në spital dhe ishte shtruar në spital. Dosja e tij penale është gjithashtu e rëndë. m.p.

Të fundit

Bisedat tuaja me inteligjencën artificiale shfaqen në Google

Më shumë se 370 mijë biseda nga Grok janë shfaqur në rezultatet e kërkimit në Google pa dijeninë apo...

WhatsApp po përgatit një funksion të ri

Muajin e kaluar dëgjuam se WhatsApp po zhvillon një funksion që i lejon përdoruesit të vendosin kujtesa për thirrjet e humbura, dhe tani kemi...

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes, raporton përditësimin e fundit

Sipas informacioneve të ndara nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me situatën e zjarreve në vend, mësohet se janë evidentuar 10 vatra zjarri. Falë ndërhyrjes është...

Shërbimi informativ gjerman sjell video-lojën: Bëhu spiun

Shërbimi informativ gjerman, BND dëshiron ta bëjë punën e spiunit më tërheqëse përmes një video-loje kompjuterike. Në panairin e lojërave Gamescom në Koln, BND-ja...

“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

Ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë përparim drejt paqes në Ukrainë, çështja e garancive të sigurisë dhe vendosja e trupave po e...

Lajme të tjera

Web TV