Taulant Balla i kujton fiqtë Lalit? Një kod sekret me aromë politike…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nëse menduat se politika shqiptare ka prekur kulmin e kodeve politike, prisni pak, sepse tani kemi edhe fiqtë… e Taulant Ballës. Kjo nuk është metaforë, por një foto në Instagram Story, ku Ministri i Brendshëm poston me krenari disa fiq të bukur, të freskët, të pjekur…

Ndalemi pak. Fiqtë, përtej vlerave ushqimore, kanë edhe një ngarkesë politike në Shqipëri. Si mund ta harrojmë Erion Veliajn, i cili për miqtë e rrjeteve sociale quhet “Lali Fiku”? Për disa vite, kryebashkiaku i Tiranës ishte kthyer në simbolin kombëtar të fikut.

Mos ndoshta ky postim i Ballës është një homazh i heshtur për shokun e vjetër të betejave, i cili prej muajsh ka hyrë jo vetëm në qeli, por edhe në një agjërim mediatik dhe një dietë të rreptë heshtjeje? Kjo ndoshta është një thirrje simbolike: “Lali, të kanë marrë fiqtë”.

Këto ditë në SPAK ka nisur të shfaqet edhe Arbër Veliaj, vëllai i Lali Fikut. Po, edhe ai në skenën e madhe të transparencës me regji amerikane. Meqë Lali nuk ka më mundësi të bëjë Story, ndoshta Taulanti po i kujton vëllait të ish-kryebashkiakut se fiqtë janë aty: si mesazh, si paralajmërim, apo si një përshëndetje e koduar: “Mbaje vëllain fort, se fiqtë po piqen”.

Kjo është Shqipëria jonë, ku edhe një frut kthehet në shenjë gjyqi, ku një Story është më shumë se një postim dhe ku gjithçka hahet, përveç drejtësisë. m.p.

Të fundit

Çfarë është festa e Tomorrit!

Festa e Malit të Tomorrit është ngjarja më e madhe fetare e bektashinjve dhe një nga pelegrinazhet më të...

Plakja e trurit nis më herët se sa mendonit, studimi zbulon shifrat tronditëse

Ideja që “fillon të plakesh pas të 50-ave” është thjesht një shprehje sepse plakja është një proces kompleks dhe gradual që nis më herët,...

Nga 1 shtatori, Kanadaja do të heqë tarifat për produktet amerikane

Kanadaja do të eliminojë shumë nga tarifat që vendosi për mallrat e importuara amerikane dhe gjithashtu do të intensifikojë kontaktet e saj me Shtetet e Bashkuara për të krijuar një...

Deep Purple për “Smoke on the Water”: Është si të kesh një buton që çmend publikun

“Shkuam të shihnim Frank Zappën në kazino Montreux. Por dikush qëlloi me një armë sinjalizuese drejt tavanit dhe – whoosh! I gjithë ndërtesa u...

Ndihmonte emigrantët nga vendet e treta për të kaluar kufirin, arrestohet 28-vjeçari!

Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia në Shkodër, pasi ndihmonte emigrantë nga vendet e treta që të kalonin kufirin, në mënyrë të paligjshme. Sipas policisë,...

Lajme të tjera

Web TV