Përmbyset autobusi me turistë në Nju Jork, dyshohet për disa të vdekur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në shtetin e Nju Jorkut, ku një autobus turistik me rreth 50 pasagjerë është përmbysur në autostradën ndërshtetërore I-90, midis qyteteve Buffalo dhe Rochester, pranë daljes së Pembroke.

Autobusi ishte duke u kthyer nga një udhëtim turistik në Ujëvarat e Niagarës, kur për arsye ende të paqarta, doli nga rruga dhe u përmbys. Sipas autoriteteve lokale, në aksident u përfshi edhe një kamion me rimorkio.

Deri më tani, dyshohet për disa viktima mes të cilëve edhe fëmijë, por edhe dhjetëra të plagosur. Sipas policisë, disa nga pasagjerët janë nxjerrë me urgjencë nga rrënojat, ndërsa të tjerë mbetën të bllokuar. Shoferi i autobusit ka mbijetuar dhe aktualisht është nën kujdesin e mjekëve.

Gjendja e disa të plagosurve raportohen të jetë kritike, ndërsa numri i saktë i viktimave ende nuk është bërë i ditur zyrtarisht. Dëshmitarë okularë kanë raportuar se disa pasagjerë u hodhën jashtë automjetit në momentin kur autobusi u përmbys./kb

Përmbyset autobusi me turistë në Nju Jork, dyshohet për disa

Të fundit

Mbytja e 4-vjeçares shqiptare në pishinë/ Pranga babait dhe gjyshit të vogëlushes

“I gjithë ishulli është i tronditur, ne qëndrojmë pranë familjes në këto orë tragjike. Çfarë mund të thuhet në...

Trump shkarkon kreun e inteligjencës në Pentagon

Sekretari i Mbrojtjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Pete Hegseth ka shkarkuar nga detyra shefin e inteligjencës së Pentagonit, disa javë pas reagimit...

Rama ndan pamjet/ Ura e Dragotit, një kryevepër inxhinierike

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga Ura e Dragotit, të cilën e vlerëson si një kryevepër inxhinierike mbi lumin Vjosa. Gjithashtu nënvizon se është...

Dua Lipa në superformë, ndan foto nga festa e 30-vjetorit: Viti më i bukur

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa festoi dje 30-vjetorin e datëlindjes, ndërsa ka zbuluar për fansat disa foto nga festa me miqtë dhe partnerin e saj...

“Ia bëra mira”, shokon shqiptari që vrau gruan në sy të fëmijëve

Nuk ka shfaqur asnjë shenjë pendese 40 vjeçari shqiptar në Greqi, Pandeli Nakoleci, i cili një ditë më parë vrau me thikë bashkëshorten e...

Lajme të tjera

Web TV