Shërbimet publike janë dixhitalizuar, por punësimi në shtet është rritur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Shqipëri, dixhitalizimi i shërbimeve publike ka qenë një ndër prioritetet më të shpallura të qeverisë në dekadën e fundit, me qëllim modernizimin e administratës dhe lehtësimin e aksesit për qytetarët.

Platforma e-Albania është kthyer në bërthamën e këtij transformimi, duke ofruar mbi 1,200 shërbime në mënyrë elektronike dhe duke u promovuar si një mjet për të shmangur radhët, kontaktin fizik me administratën dhe për të rritur transparencën.

Në vitin 2022, u ndërmor një hap i rëndësishëm me mbylljen e shumë sporteleve fizike dhe detyrimin që shërbimet të merren vetëm online.

Pavarësisht suksesit, shumë qytetarë, veçanërisht në zonat rurale dhe të moshuarit, u përballën me vështirësi në përdorimin e platformës, duke ekspozuar një hendek të madh në aftësitë dixhitale dhe nevojën për asistencë njerëzore.

Por nga ana tjetër, punësimet në administratën publike në vend që të uleshin nga ofrimi i shërbimeve online u rritën më tej.

Në vend që dixhitalizimi të shoqërohej me racionalizimin e burimeve njerëzore, administrata publike ka vijuar të zgjerohet, sidomos në nivel vendor dhe në agjenci të reja.

Ndërmjet 2018 dhe 2024, numri i të punësuarve në sektorin publik është rritur nga rreth 153 mijë në mbi 170 mijë persona.

Kjo rritje ka qenë më e dukshme në sektorë si arsimi, shëndetësia dhe siguria publike, por edhe në struktura të reja të administratës që menaxhojnë shërbimet digjitale dhe sistemet e të dhënave.

Ky zhvillim ngre pikëpyetje mbi efikasitetin e reformës, nëse qëllimi i dixhitalizimit është reduktimi i ngarkesës së punës fizike dhe automatizimi i proceseve, pse vazhdon të rritet punësimi në shtet?

Dixhitalizimi i shërbimeve publike në Shqipëri ka funksionuar më shumë si një shtesë mbi administratën ekzistuese, sesa si një proces transformues që e riorganizon apo e bën më të vogël strukturën shtetërore.

Lexo edhe :  Shkrumbohet pallati në Peshkopi, evakuohen në kohë banorët

Rrjedhimisht, ndërsa teknologjia është përfshirë më thellë në ofrimin e shërbimeve, administrata nuk është ristrukturuar në mënyrë domethënëse.

Ky kombinim i një aparati në zgjerim dhe një dixhitalizimi të paplotë krijon një barrë të dyfishtë.

Shpenzimet për infrastrukturë të IT po rriten me shpejtësi duke arritur në 140 milionë euro këtë vit, në një kohë që edhe kostot për burimet njerëzore janë rritur gjithashtu./monitor.al

Të fundit

Vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut në Shkodër

Në Shkodër vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut, në hyrje të qytetit të Shkodrës. Kjo urë...

Save the Children: Fëmijët e uritur në Gaza nuk kanë forcë as të qajnë

Udhëheqësja e organizatës për të drejtat e fëmijëve, Save the Children, ka përshkruar në detaje tronditëse agoninë e ngadaltë të fëmijëve të uritur në...

Deputeti demokrat: Me Sali Berishën, Rama qëndron në pushtet sa të dojë

Deputeti Dashnor Sula është shprehur se deklaratat e Sali Berishës janë kontradiktore ndërsa sipas tij, opozita do të gabonte nëse nuk do të merrte...

3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha gjatë shtatorit

Në ditët që po vijnë, fillimi i shtatorit do të sjellë sinjale të rëndësishme për tre shenja të zodiakut. Universi do të flasë përmes...

Real Madrid dhe Atletico nisin garën për yllin e Manchester United

Edhe pse konsiderohej si e ardhmja e Manchester United, në kohën kur ekipi drejtohej nga Erik ten Hag, mesfushori i ri, Kobbie Mainoo, nuk...

Lajme të tjera

Web TV