U nda papritur nga jeta/ Artur Zheji po festonte datëlindjen e të birit në Sarandë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari Artur Zheji u nda nga jeta në mënyrë të papritur pasditen e sotme. Zheji ishte me pushime me familjen e tij në qytetin bregdetar të Sarandës dhe dyshohet se ka pësuar arrest kardiak.

Gazetari po festonte me familjen datëlindjen e të birit, Patrik, në një restorant në rrugën “Butrinti” në Sarandë dhe nuk është ndjerë mirë. Menjëherë ata kanë telefonuar një ambulancë, e cila ka marrë Zhejin rreth orës 16:10 për ta dërguar në spitalin “Petro Nako” të Sarandës, por atje ka mbërritur pa shenja jete.

“Sot, rreth orës 16:10, në afërsi të rrugës “Butrinti”, shtetasi A. Zh., banues në Tiranë, dyshohet se ka shfaqur probleme shëndetësore gjatë qëndrimit në një restorant dhe gjatë transportit drejt spitalit me autoambulancë, ka ndërruar jetë. Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, informoi Policia e Sarandës.

Reagime të shumta kanë ardhur për ndarjen nga jeta të Zhejit, jo vetëm nga bota e medias, por edhe nga ajo e politikës. Ministri Taulant Balla shkroi “Shumë, shumë i trishtë lajmi për ndarjen e parakohshme të gazetarit Artur Zheji. U prehsh në paqe mik!”

Gazetari Zheji lindi më 29 gusht 1961 dhe u nda nga jeta në moshën 64-vjeçare. Ai la pas bashkëshorten, dhe dy fëmijët, djalin 22-vjeçar dhe vajzën 19 vjeç.

Zheji është angazhuar për dekada në fushën e gazetarisë dhe publicistikës në Shqipëri. Ka mbajtur funksione drejtuese në disa media, si tek RTSH dhe gazeta Mapo. Veprimtaria e tij përfshin analiza politike, shkrime editoriale dhe drejtimin e programeve televizive. Që nga viti 2017, ai është drejtues i emisionit politik dhe analitik 360 Gradë./e.t

Të fundit

Ikin shqiptarët, puna po bëhet nga indianë, turq e afrikanë

Gati 12 mijë të huaj janë të punësuar në bizneset shqiptare, kryesisht në turizëm, ndërtim dhe tregtinë me shumicë....

FSHF, hidhet shorti! Zbardhen kalendarët për kampionatet U-19, U-17, U-16 & U-15

Departamenti i Garave në FSHF ka hedhur shortin për edicionin e ri të kampionatit “Abissnet Superiore” për grupmoshat U-19, U-17, U-16 dhe U-15. Shorti u...

Ngjarja e Volosit: Djali 13-vjeçar tërhiqte babain nga qafa, nëna vdiq në krahët e vajzës

Janë zbardhur të tjera detaje nga ngjarja e rëndë e vrasjes së Marjola Nakolecit nga bashkëshorti i saj në Volos të Greqisë. Sipas mediave greke,...

Trump: Duhet t’i japim fund këtij makthi

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se nuk ishte i kënaqur me sulmin izraelit gjatë natës ndaj një spitali në Gaza. Sipas mediave të huaja,...

Ndahet nga jeta legjenda e portës së Tiranës

Futbolli shqiptar është në zi pas ndarjes nga jeta të një prej figurave të tij më emblematike. Bujar Tafaj, ish-portieri i Tiranës dhe një...

Lajme të tjera

Web TV