Presidenti Trump u lejon armët, efektivëve të Gardës Kombëtare, në misionin anti-krim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth ka urdhëruar personelin e Gardës Kombëtare që po patrullon rrugët e Uashington DC që të armatosen, pasi ofensiva e administratës Trump kundër krimit do të vazhdojë.

Trump urdhëroi vendosjen e gardës në Uashington më herët gjatë gushtit dhe vendosi nën kontroll federal policinë lokale për të luftuar atë që e quajti “daljen nga kontrolli të krimit në kryeqytet”.

Vetëm javën e kaluar, Pentagoni deklaroi se efektivët e përfshirë në misionin në fjalë, që aktualisht llogariten në rreth 2 mijë, nuk do të mbanin armë.

Ndërsa administrata presidenciale e ka duartrokitur misionin, sondazhet tregojnë se ai nuk mbështetet nga banorët e Uashingtonit, të cilët anojnë kryesisht nga demokratët.

Në një deklaratë, Pentagoni konfirmoi se, së shpejti trupat e Gardës Kombëtare do të patrullojnë rrugët me armët e shërbimit.

Kryetari i Bashkisë së Uashingtonit, Muriel Boëser nuk e ka komentuar vendimin. Deri më sot, trupat kishin si mision patrullimin dhe nuk ishin përfshirë në operacione speciale, të kryera nga policia dhe agjencitë federale.

Duke folur nga Dhoma Ovale ditën e premte, Trump tha se, “kryeqyteti ishte kthyer në ferr, ndërsa tani është i sigurt”. Ai njoftoi gjithashtu se një mision i ngjashëm mund të kryhet edhe në Çikago, një tjetër qytet demokrat, administrata vendore e të cilit është përplasur disa herë me Trump./kb

 

Të fundit

Donnarumma gjen ekip në Premier League

Gianluigi Donnarumma, aktualisht pjesë e Paris Saint-Germain, është shumë pranë një kalimi te Manchester City pas marrëveshjes personale që...

Rusi-Ukrainë: Shkëmbim i barabartë i 146 të burgosurve

Ministria Ruse e Mbrojtjes ka njoftuar se një shkëmbim i të burgosurve të luftës është kryer me Ukrainën më 24 gusht, në të cilin...

Zjarr i fuqishëm në një gomisteri në Durrës, një pjesë e Shkozetit mbetet pa drita

Një zjarr i madh ka rënë pasditen e sotme në një gomisteri në zonën e Shkozetit, në Durrës. Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje...

Interi i befason të gjithë, kontakton dy yjet e Bayern

Inter nuk është se ka qenë shumë aktiv këtë merkato, por zikaltrit janë duke punuar për të forcuar qendrën e mbrojtjes. "La Gazzetta dello...

Çfarë ndodhi sot në Lunxhëri? Makina shkrumbohet në mes të rrugës

Një automjet që po udhëtonte drejt Gjirokastrës është shkrumbuar plotësisht në mes të rrugës. Incidenti ndodhi rreth orës 16:00, në fshatin Dhoksat, njësia administrative Lunxhëri. “Menjëherë...

Lajme të tjera

Web TV