Zëvendëspresidenti i SHBA-së J.D. Vance ka deklaruar se nuk do të ketë trupa amerikane në Ukrainë.
“Presidenti ka qenë i qartë. Nuk do të ketë trupa amerikane në Ukrainë, por ne do të vazhdojmë të luajmë një rol aktiv në sigurimin që Kievi të ketë garancitë e sigurisë dhe besimin e nevojshëm për t’i dhënë fund luftës dhe që Rusia të mund ta ndalojë luftën”, tha ai. m.p.