Vrau gruan shqiptare në sy të 4 fëmijëve,, momenti kur 40-vjeçari mbërrin në gjykatë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

40-vjeçari shqiptar, Pandeli Nakoleci që vrau gruan e tij 36-vjeçare para syve të katër fëmijëve, u paraqit paraditen e së dielës, 24 gusht, para prokurorit në Volos. 

Gjatë mbërritjes, gazetarët e pyetën: “Pse e bëre?” dhe nëse pendohesh, por ai nuk foli teksa mbante kokën poshtë. Sipas dëshmitarëve, gjatë arrestimit ai deklaroi se e vrau gruan sepse e tradhtonte, duke thënë: “Ia bëra mirë, e meritonte. Nuk pendohen për asgjë.”

Pas ngjarjes, i dyshuari fshihej më shumë se 24 orë në një parcelë me bar, rreth 200 metra larg shtëpisë së tij. Ai kishte veshur rroba të tjera, ndërsa nuk u gjet as telefoni i tij, as thika.

Autoritetet kishin nisur një ndjekje intensive, ndërsa një fqinj njoftoi policinë për një person që lëvizte në zonë me veshje të ndryshme. 40-vjeçari u arrestua gjatë një kontrolli të policisë. Sipas burimeve, nuk ka histori dhune në familje, megjithëse i dyshuari kishte pasur më parë kontakte me policinë.

Trupi i viktimës është dërguar në Mjekësinë Ligjore të Selanikut, ku pritet të kryhet autopsia më 25 gusht 2025./kb

Të fundit

Zjarr i fuqishëm në një gomisteri në Durrës, një pjesë e Shkozetit mbetet pa drita

Një zjarr i madh ka rënë pasditen e sotme në një gomisteri në zonën e Shkozetit, në Durrës. Forcat zjarrfikëse...

Interi i befason të gjithë, kontakton dy yjet e Bayern

Inter nuk është se ka qenë shumë aktiv këtë merkato, por zikaltrit janë duke punuar për të forcuar qendrën e mbrojtjes. "La Gazzetta dello...

Çfarë ndodhi sot në Lunxhëri? Makina shkrumbohet në mes të rrugës

Një automjet që po udhëtonte drejt Gjirokastrës është shkrumbuar plotësisht në mes të rrugës. Incidenti ndodhi rreth orës 16:00, në fshatin Dhoksat, njësia administrative Lunxhëri. “Menjëherë...

Vance: Nuk do të ketë trupa amerikane në Ukrainë

Zëvendëspresidenti i SHBA-së J.D. Vance ka deklaruar se nuk do të ketë trupa amerikane në Ukrainë. "Presidenti ka qenë i qartë. Nuk do të ketë...

Berisha publikon denoncimin e Fatos Nanos për të akuzuar Ramën

Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar sot në faqen e tij në Facebook një video nga një deklaratë e mëhershme e ish-kryeministrit...

Lajme të tjera

Web TV