Sot lamtumira për Artur Zhejin! Homazhet mbahen tek Universiteti i Arteve të Bukura

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot nga ora 10:00 deri në orën 12:00 në Universitetin e Arteve të Bukura mbahen homazhet për gazetarin Artur Zheji, që u nda nga jeta të shtunën teksa ndodhej në Sarandë. Më pas miqtë, kolegët, të afërmit dhe bashkëpunëtorët do t’i japin lamtumirën e fundit, për t’u përcjellë në Varrezat e Tufinës.

Zheji ishte një nga zërat më të artikuluar në analizën politike, me një stil të veçantë dhe shpeshherë provokues në mënyrën se si i shpaloste qëndrimet e tij.

Spikati si gazetar, publicist, analist politik, ish-drejtues mediash dhe moderator emisionesh televizive.

Artur Zheji respektohej si nga mbështetësit, ashtu edhe nga kritikët për kapacitetin e tij për të analizuar në thellësi dhe për të thënë gjëra që shumë të tjerë i shmangnin.

Zheji do t’i mungojë familjes e miqve, ndërsa gazetarisë shqiptare do t’i mungojë një debatues i fortë publik dhe provokues interesant në panelet e debateve mediatike./kb

Të fundit

Ylli Pata: Përdorimi i Ringjalljes si ‘Rikthimi i Përbindëshit’

Ylli Manjani, në një shënim të tijin, ironizoi stilistikën e Fatmir Mediut që sheh ringjalljen e Krishtit tek Sali...

Kroacia dërgon në paraburgim dy të arrestuarit për spiunazh

Kroacia ka shqiptuar masën e paraburgimit ndaj dy të dyshuarve për spiunazh për Serbinë, teksa autoritetet në Kosovë thanë se janë të gatshme të...

Petro Koçi: Kur martohet nevoja politike me iluzionin mendor

Nevoja ulëritëse e opozitës për t'u ringjallur është shpalosur këto ditë me një blasfemi po aq ulëritëse. E kryqëzuan Jezu Krishtin moralisht duke e krahasuar...

Giorgia Meloni: Rusia s’ka ndërmend të negociojë për paqen

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka dënuar ashpër sulmet e fundit ruse në Kiev, ku u prekën edhe zyrat e Delegacionit të BE. Giorgia Meloni shprehet...

Kush është Kristian Koni, i dënuari për vrasje dhe trafik droge

Prokuroria e Tiranës ka vendosur sekuestro ndaj pasurive me vlerë 26 milionë e 500 mijë euro të Kristian Konit. 45-vjeçari përdor edhe emrin Ols...

Lajme të tjera

Web TV