U shfaq në Shqipëri në 1979, mushkonja tigër po përhapet me shpejtësi në Europën Veriore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Që nga shfaqja e saj e parë në Shqipëri në vitin 1979, mushkonja aziatike tigër (Aedes albopictus) është përhapur më tej në veri, duke arritur në Evropën Qendrore. Insekti, i cili ka qenë prej kohësh i pranishëm në vendin tonë, mbart disa viruse që mund të transmetohen nga njerëzit dhe shkaktojnë sëmundje të tilla si Zika, chikungunya dhe dengue.

Një studim i botuar së fundmi në “Global Change Biology” sugjeron se temperaturat në rritje po përshpejtojnë përhapjen e saj më në veri dhe se brenda dhjetë vjetësh mushkonja tigër mund të arrijë në Francën veriore dhe prej andej në Londër.

Për të arritur në përfundimet e tyre, studiuesit përdorën modele klimatike dhe mjedisore për të monitoruar zgjerimin e A. albopictus në të gjithë Evropën. Rezultatet tregojnë se në 18 vjet, mushkonja ka trefishuar shkallën e zgjerimit të saj në Francë, nga një lëvizje vjetore prej afërsisht 6.5 km në vitin 2006 në afërsisht 13 km në vitin 2024.

Ky zgjerim i papritur ka të ngjarë të jetë për shkak të kushteve më të favorshme klimatike në zonat më veriore, ku temperaturat po bëhen më të buta. Përveç Evropës Jugore, e cila ka qenë prej kohësh një habitat ideal për këtë insekt, brenda pak vitesh mund ta shohim edhe mushkonjën tigër në qytete si Strasburgu, Vjena, Londra dhe Frankfurti.

Sipas studiuesve, shpërthimet e fundit të dengues në Evropë mund të jenë tregues i një trendi më të gjerë. Rastet janë rritur ndjeshëm në dekadat e fundit, nga pak mbi 500,000 në vitin 2000 në 14.6 milionë në vitin 2024. Ky zbulim është në përputhje me rezultatet e një studimi tjetër të publikuar majin e kaluar, i cili analizoi 35 vjet shpërthime të dengues dhe chikungunya dhe gjeti një rritje të konsiderueshme të shpërthimeve evropiane, të nxitura nga përhapja e mushkonjës tigër në Kontinentin e Vjetër./kb

Lexo edhe :  Daljet nga Shqipëria rriten me 9.6%, shtohen turistët

 

Të fundit

Conference League, Dinamo gati për polakët e Jagiellonia

Sot në mbrëmje Dinamo shpreson te përmbysja e madhe edhe pse në letër misioni është thuajse i pamundur. Pas...

Ish-kandidat për kryepolic, kush është i ekstraduari Hajrulla Xhivini

Hajrulla Xhivini është ekstraduar ditën e sotme nga Gjermania i akuzuar për veprat penale "Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Gjykata...

Shtohen aplikimet tek Ekonomiku, bien te Shkencat dhe Filologjiku

Të premten e 29 gushtit nisin regjistrimet në shkollat e larta. Pjesa më e madhe e maturantëve edhe këtë vit kanë zgjedhur institucionet publike,...

Tiranë, sekuestrohen pasuri mbi 26 milionë € të një 45-vjeçari

Pas Prokurorisë së Tiranës, edhe Policia e Tiranës ka reaguar me një deklaratë zyrtare në lidhje me sekuestrimin e pasurive të 45-vjeçarit Kristjan Koni,...

Merkatoja e futbollit, 8 nga 10 blerjet big u kryen në ishull

Vetëm 3 ditë para mbylljes së merkatos së kësaj vere, disa klube kanë bërë lëvizje gjigante, duke shpenzuar shifra marramendëse. Premier League dominon listën,...

Lajme të tjera

Web TV