Kristjan Asllani është zyrtarisht futbollist i ri i Torinos. Mesfushori i Kombëtares kuqezi u transferua nga Interi në huazim me pagesë prej 1.5 milionë eurosh me të drejtë blerjeje të përcaktuar në 12 milionë euro.
Asllani pasi kreu vizitat mjekësore të zakonshme dhe nënshkroi kontratën që do ta lidhë me Torinon që nga e enjtja, u zyrtarizua sot nga klubi për shkak të disa problemeve burokratike mes klubit dhe Interit.
Ai është përforcimi i shtatë i klubit granata dhe i shtohet blerjeve të tjera verore të Torinos, si Anjorin, Ngonge, Ismajli, Aboukhlal, Israel dhe Simeone.
Rikujtojmë që mesfushori nga Elbasani, iu bashkua Interit në korrik të 2022-shit, ku në tre vjet si pjesë e zikaltërve, bëri 99 paraqitje, duke shënuar katër gola dhe duke dhënë pesë asiste. Ai largohet nga Milano me një titull Seria A, një Kupë të Italisë dhe dy Superkupa të Italisë./ D.C
Benvenuto, Kristjan 🐂 🇦🇱 pic.twitter.com/ExXLh6ieKd
— Torino Football Club (@TorinoFC_1906) August 25, 2025