KQZ shpall listën e deputetëve të zgjedhur sipas qarqeve

KQZ ka finalizuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit ndërsa në faqen zyrtare është publikuar edhe lista e deputetëve. Rezultatet pritet të miratohen nga Komisioni Rregullator më datë 28 Gusht.

Në mbledhjen e Komisionit Rregullator do të konfirmohet numri i votave dhe i mandateve për çdo subjekt e zonë zgjedhore si dhe rang vendi.

Pas miratimit të rezultatit zgjedhor, do të jetë presidenti Bajram Begaj, i cili do të dekretojë fillimin e legjislaturës së 11-të brenda 10 ditëve nga përfundimi i Kuvendit të vjetër.

Pritet mbledhja e parë të Kuvendit të ri, e cila do të shënojë edhe fillimin zyrtar të legjislaturës së re për katër vitet e ardhshme. m.p.