Fituesit në universitete / Kryeson IT dhe degët e Mjekësisë

Universitetet publike në mbarë vendin kanë shpallur listën e kandidatëve fitues të raundit të parë për pranimin në institucionet e arsimit të lartë.

Ky vit ka shënuar një numër më të lartë aplikantësh, nga 19.700 që ishte një vit më parë në 20.200.

Drejtori i Rrjetit Akademik Shqiptar, Arjan Xhelaj, flet për degët më të kërkuara, të cilat arrijnë t’i plotësojnë kuotat që prej fillimit.

Inxhinieritë dhe IT-ja kanë mbi 30% të aplikimeve. Interesi në rritje në IT bën të mundur që edhe degët e tjera, që deri dje mund të quheshin të rrezikuara, si matematika, fizika ose degë të tjera, tashmë të preferohen, sepse nëse nuk arrin të kapësh IT-në të paktën mund të regjistrohesh në këto degë, të cilat krijojnë një bazë të fortë për të vijuar nesër-pasnesër në ciklin e dytë me një Master në fushën e Teknologjisë dhe Informacionit. Programet profesionale mbeten të kërkuara. Ato e kanë kaluar markën e 10-përqindëshit dhe besoj se gjatë ciklit të dytë do të kemi një rritje, duke pasur parasysh që kemi një numër të lartë maturantësh të cilët nuk e kapin mesataren 6,5. Është një grupim maturantësh që është i detyruar të studiojë këto degë profesionale,” shprehet z. Xhelaj./kb