Në kërkim nga policia shqiptare, Rezart Taçi dënohet me burg në Zvicër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Biznesmeni shqiptar Rezart Taçi është dënuar me 30 muaj burgim nga një gjykatë në Zvicër për mashtrime financiare në lidhje me tregtinë e naftës. Nga këto, 24 muaj janë me kusht dhe do të zbriten edhe 195 ditë të kaluara më parë në paraburgim në Zyrih.

Dënimi është dhënë nga Gjykata Penale e Gjenevës për një sërë mashtrimesh që lidhen me aktivitetin e tij në industrinë e naftës në vendin tonë, me lidhje të shumta edhe në Zvicër. Sipas aktakuzës, Taçi ka kryer mashtrime të sofistikuara dhe falsifikime dokumentesh duke dëmtuar rëndë kompaninë ndërkombëtare të certifikimit SGS, e cila deri së fundmi kishte selinë në Gjenevë.

54-vjeçari, i cili është i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare, është gjykuar në mungesë. Edhe pse ndodhet në arrati, njëri prej avokatëve të tij konfirmoi se e kishte kontaktuar së fundmi, dhe se biznesmeni ka pranuar akuzat ndaj tij. Gjyqi ndaj Taçit ishte zhvilluar në mungesë. Taçi ka rënë dakord të dëmshpërblejë kompaninë SGS me 8.8 milionë dollarë, pa përfshirë interesat vjetore prej 5%, dhe do të mbulojë edhe një pjesë të kostove gjyqësore.

Rezart Taçi është i dyshuar prej të paktën katër vitesh në Shqipëri për pastrim parash dhe lidhje me krimin e organizuar, përfshirë kontakte të dyshuara me mafien siçiliane.

Në kulmin e karrierës së tij, sipas mediave shqiptare, Taçi kishte gjeneruar deri në 1.5 miliardë dollarë nga aktivitetet e tij në tregtinë e naftës, të cilat i nisi në fund të viteve 1990 me themelimin e kompanisë “Taçi Oil”. m.p.

Të fundit

Kosovë/ Mungesë kuorumi, dështon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, e thirrur për të hënën nga kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, nuk...

Juventus e ndoqi gjithë merkaton, Kolo Muani firmos me klubin londinez

Randal Kolo Muani nuk do të jetë një futbollist i Juventusit, por do të vazhdojë karrierën e tij te Tottenham në kampionatin anglez të...

“Interi ka blerë 5 të rinj dhe asnjëri nuk është titullar”

Beppe Bergomi, ish-kapiteni i Interit dhe kampion bote me Italinë më 1982, analizoi humbjen e parë të zikaltërve këtë sezon: “Duhet t’i japim merita...

Telefonat do të bëhen edhe më të shtrenjtë vetëm brenda pak muajsh, ja pse

Këtë vit, TSMC (Taiwan Semiconductor Manufacturing Company) rriti çmimet për prodhimin e çipave. Vitin tjetër, pritet që TSMC të rrisë më tej kostot me 5-10%...

Shkaktuan 16 milion lekë dëm, në pranga dy qytetarë

Ditën e sotme blutë kanë arrestuar dy shtetas pasi vodhën në mobilerinë ku punonin materiale pune përmes të cilave prodhuan mobilje dhe më pas...

Lajme të tjera

Web TV