Shkurton distancën Tiranë-Korçë, rruga Qukës-Qafë Plloçë drejt përfundimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Investimi i ri në rrugën Qukës-Qafë Plloçë në Pogradec po merr gjithnjë e më shumë formë, duke premtuar jo vetëm një rrugë më të shpejtë e të sigurt, por edhe një atraksion panoramik që do të tërheqë udhëtarë dhe turistë. Aktualisht, puna po vijon me intensitet në të tre lotet e projektit dhe sipas parashikimeve, rruga pritet të përfundojë para fillimit të vjeshtës.

Segmenti strategjik në juglindje të vendit ka hyrë në fazën finale të punimeve. Një pjesë e tij tashmë është hapur dhe automjetet kanë nisur të qarkullojnë në zonat e përfunduara. Pamjet e fundit tregojnë devijimin e qartë për në Pogradec, duke shmangur kthesat e rrezikshme të mëparshme, ndërsa vijëzimet horizontale janë kryer dhe po vendoset sinjalistika vertikale.

Rruga Qukës-Qafë Plloçë është një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore në vend, pasi do të shkurtojë ndjeshëm distancën dhe kohën e udhëtimit mes Tiranës dhe Korçës. Me përfundimin e saj, distanca Tiranë-Korçë pritet të përshkohet për vetëm 1 orë e 30 minuta, duke lehtësuar lëvizjen e qytetarëve dhe biznesit.

Segmenti ka një gjatësi prej 43 kilometrash dhe përfshin rreth 10 kilometra përgjatë lumit Shkumbin, përpara se të kalojë në zonën malore të Mokrës. Projekti ka kërkuar ndërtimin e mbi 20 urave, shumë mure mbajtëse dhe një tunel 375 metra të gjatë.

Punimet për këtë aks nisën që në vitin 2009 dhe pas shumë vonesash e peripecish, tashmë projekti po shkon drejt përfundimit. Përfitimet pritet të jenë të shumta: rritje e qarkullimit turistik, lehtësim i transportit të mallrave dhe forcim i lidhjes mes qendrës dhe juglindjes së vendit.

Ky investim infrastrukturor shihet si një hap i madh për zhvillimin ekonomik të rajonit, duke i dhënë një dimension të ri lidhjes rrugore dhe duke rritur potencialin e zonës për turizëm dhe tregti./kb

Lexo edhe :  Përkujtohet 115-vjetori i lindjes së Nënë Terezës

 

Të fundit

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, më 1 shtator 2025, dollari amerikan blihet me 82.5 lekë dhe shitet me 83.8 lekë. Euro blihet me 97...

Sa do rritet detyrimi për taksën e ndërtesës. pishinat, pistat për gara e fusha futbolli

Rritja e çmimeve të referencës në rrethe të propozuara në projektvendimin e Ministrisë së Financave, pritet të sjellë automatikisht rritjen e detyrimit për të...

Britania nënshkruan marrëveshjen më të madhe për eksport anijesh luftarake me Norvegjinë

Mbretëria e Bashkuar ka arritur një marrëveshje në vlerë prej 10 miliardë paundësh për të furnizuar Marinën Norvegjeze me të paktën pesë fregata të...

Kush ishte Dhimitër Anagnosti, një nga regjisorët më të mirë shqiptarë të shek. XX

Pas një sëmundje të gjatë, ka ndërruar jetë Dhimiër Anagnosti, regjisori i njohur shqiptar. Por kush ishte Anagnosti, një nga regjisorët më të njohur shqiptarë...

Incident i rëndë në Australi, makina tenton të hyjë në konsullatën ruse

Një person është vënë në pranga në Australi pasi ka tentuar të hyjë me makinë në portat e konsullatës ruse në Sydney. Policia u thirr...

Lajme të tjera

Web TV