Trump propozon masë ekstreme: Do të kërkoj dënime me vdekje për…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të martën se do të kërkojë dënime me vdekje për vrasësit në Uashington, në kuadër të luftimit të atij që e përshkruan si krim të dalë përtej kontrollit në kryeqytetin amerikan.

“Nëse dikush vret dikë në Uashington, ne do të kërkojmë dënim me vdekje”, ka thënë Trump në një takim të kabinetit të tij në Shtëpinë e Bardhë.

“Është masë e fuqishme parandaluese dhe secili që ka dëgjuar për të, pajtohet”.

Propozimi për dënim me vdekje vjen pasi republikani Trump e ka angazhuar Gardën Kombëtare në Uashingtonin e udhëhequr nga demokratët, dhe e ka marrë kontrollin federal të departamentit policor të qytetit më herët gjatë muajit.

Uashingtoni e ka pezulluar dënimin me vdekje më 1981.

Kryeqyteti amerikan ka status unik ligjor pasi nuk është shtet dhe operon sipas një marrëveshjeje me Qeverinë federale, e cila ia kufizon autonominë dhe i mundëson Kongresit kontroll të jashtëzakonshëm në çështjet lokale.

Trump e ka shfrytëzuar këtë hapësirë ligjore për të angazhuar Gardën Kombëtare në Uashington më herët gjatë muajit për të luftuar atë që e ka përshkruar si krim, por dhe numrin e madh të të pastrehëve.

Presidenti amerikan është mburrur të hënën që janë regjistruar disa ditë pa vrasje në qytet dhe ka bërë të ditur se do të marrë hapa për ta zbukuruar qytetin në të cilin gjendet Shtëpia e Bardhë, Kongresi amerikan dhe institucione tjera të rëndësishme amerikane.

Prej të dielës, pjesëtarët e Gardës Kombëtare kanë nisur të lëvizin me armë nëpër rrugët e Uashingtonit.

Trump ka thënë se po e shqyrton mundësinë e marrjes së masave të ngjashme edhe në qytetet tjera të drejtuara nga demokratët, përfshirë Çikagon, Nju Jorkun dhe Baltimoren./kb

Të fundit

Gazetari gjerman: 6 mësime nga udhëtimi me makinë në Shqipëri

Nga Teseo La Marca, DIE WELT Katër orë në një rrugë me gropa që duken si kratere nga granatat. Asfalt ose...

Kodi Rrugor duhet ashpërsuar dhe zbatuar…

Nga Eduard Zaloshnja Kam botuar 63 artikuj shkencorë në SHBA rreth plagosjeve/vdekjeve jonatyrale. Treçereku i tyre kanë qenë rreth plagosjeve/vdekjeve rrugore. Kushtet e rrugëve dhe...

Arrestohet ish-kryeinspektori i IMT në Durrës, akuzohet se ndërtoi disa shtëpi pushimi

Policia e Durrësit ka arrestuar një ish-zyrtar lokal të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT), nën akuzën për ndërtim të paligjshëm gjatë kohës që...

Nga Frankensteini te Putini, përbindëshat po enden në festivalin e filmit në Venecia

Drejtorit artistik thotë se përbindëshat janë “fil rouge” i këtij viti, ndërsa Guillermo del Toro prezanton vizionin e tij mbi klasikën e Shelleit Nadia Khomami Kur...

Zjarret, ironizon Rama: Avionët nuk janë magjistarë! Do kemi flotën tonë

Kryeministri Edi Rama përsëriti edhe njëherë se edhe Shqipëria do të ketë flotën e saj me avionë zjarrfikës. Së shpejti pritet që vendi ynë të blejë...

Lajme të tjera

Web TV