Natë ferri në Kiev, Rusia zgjedh raketat në vend të diplomacisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ukraina u zgjua mes bombardimeve intensive të Rusisë këtë të enjte, të cilat vranë të paktën 17 vetë, përfshirë 4 fëmijë në kryeqytetin Kiev, në një sulm që, sipas presidentit Zelenski, ishte përgjigjja e Moskës ndaj diplomacisë. Që në agim, ekipet e shpëtimit gërmuan përmes godinave të shkatërruara në Kiev, ku trupat u nxorën nga rrënojat. Të paktën 38 vetë mbetën të plagosur në valën e sulmeve që zgjati disa orë dhe që dëmtoi ndërtesa në 7 distrikte të kryeqytetit, përfshirë edhe selinë e misionit të BE-së në Ukrainë dhe atë të Këshillit Britanik.

Përreth vendit, ushtria ukrainase njoftoi se 13 lokacione ishin goditur nga sulmet e Rusisë, përfshirë edhe një kompleks të operatorit ukrainas të energjisë, Ukrenergo. Teksa bëri thirrje për shtim të sanksioneve ndaj Moskës, presidenti Zelenski u shpreh: “Rusia zgjedh raketat balistike në vend të tryezës së negociatave. Vazhdon të vrasë në vend që t’i japë fund luftës”.

Ndërkohë, ministria e Mbrojtjes në Rusi bëri të ditur se kishte goditur infrastrukturë ushtarake-industriale dhe baza ajrore ushtarake. Në Kiev u dëgjuan disa shpërthime të forta, teksa re tymi u ngritën mbi qiellin e natës dhe dronë u panë të vërtiteshin mbi qytet. Kryebashkiaku Vitali Klitçko e përshkroi këtë si sulmin më të madh në Kiev gjatë muajve të fundit.

Europa reagoi me zemërim ndaj aktit të fundit të Rusisë, me Britaninë e Madhe që thirri ambasadorin rus në shenjë proteste. Bashkimi Europian njoftoi një hap të ngjashëm, me shefen e diplomacisë së bllokut, Kaja Kallas, që tha se sulmet kishin treguar se Rusia kishte bërë zgjedhjen për të përshkallëzuar luftën dhe për të tallur përpjekjet për paqen. m.p.

Të fundit

Kosovë/ Mungesë kuorumi, dështon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, e thirrur për të hënën nga kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, nuk...

Juventus e ndoqi gjithë merkaton, Kolo Muani firmos me klubin londinez

Randal Kolo Muani nuk do të jetë një futbollist i Juventusit, por do të vazhdojë karrierën e tij te Tottenham në kampionatin anglez të...

“Interi ka blerë 5 të rinj dhe asnjëri nuk është titullar”

Beppe Bergomi, ish-kapiteni i Interit dhe kampion bote me Italinë më 1982, analizoi humbjen e parë të zikaltërve këtë sezon: “Duhet t’i japim merita...

Telefonat do të bëhen edhe më të shtrenjtë vetëm brenda pak muajsh, ja pse

Këtë vit, TSMC (Taiwan Semiconductor Manufacturing Company) rriti çmimet për prodhimin e çipave. Vitin tjetër, pritet që TSMC të rrisë më tej kostot me 5-10%...

Shkaktuan 16 milion lekë dëm, në pranga dy qytetarë

Ditën e sotme blutë kanë arrestuar dy shtetas pasi vodhën në mobilerinë ku punonin materiale pune përmes të cilave prodhuan mobilje dhe më pas...

Lajme të tjera

Web TV