Shkrimi kundër UÇK, Kurti i del në mbrojtje Dimal Bashës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Para disa ditëve në media u publikua një punim akademik i vitit 2012, e ku bashkëautor ishte edhe kryetari i sapozgjedhur i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha.

Në këtë punim në të cilën Basha është bashkëautor me Jana Arsovska, profesoreshë në Kolegjin e Drejtësisë Penale “John Jay”, thuhet se UÇK-ja kishte bashkëpunuar me kriminelë brenda dhe jashtë Kosovës, përfshirë paratë e drogës.

“Ka pasur akuza të shumta nga agjencitë perëndimore të zbatimit të ligjit se Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK), gjatë ngritjes së saj, bashkëpunoi me kriminelë shqiptarë etnikë brenda dhe jashtë Kosovës”, shkruhej në punim.

Publikimi i këtij punimi akademik ka nxitur reagime të shumta, ndërsa sot një koment mbi situatën e bëri edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

“Unë besoj që problemet qe i kemi sot në Kosovë nuk i kemi nga një deformim, e keqinterpretim, i një artikulli në bashkautorësi, ku ky nuk është autor i atij kapitulli, të para më shumë se një dekade. Problemet i kemi kur është nënshkruar ‘Zajdenica’, në 2013-tën, problemet i kemi kur janë administruar kriminelët serbë në veri, problemet i kemi kur është votuar Gjykata Speciale në vitin 2015”, tha Kurti para mediave.

Ai po ashtu tha se problemet janë edhe kur është themeluar Lista Serbe në bashkëpunim me Listën Serbe në vitin 2013.

“Problemet i kemi kur politikanët e Kosovës kanë bërë qeveri duke u varur nga Lista Serbe. Problemet i kemi kur kanë hyrë në pazare për ndarje të Kosovës, jo të ky far artikulli ku po manipulohet një kre në të cilin ky ska autorësi fare”, theksoi Kurti.

Ndryshe, Basha kishte reaguar pas publikimit të artikullit, ku kishte shkruar se punimi është shkruar kur ai ishte student dhe se ai mban përgjegjësi vetëm për kapitullin III, i cili trajton depërtimin e Islamit fundamentalist në Evropën Juglindore, me fokus Kosovën.

Lexo edhe :  Qeveria e Kosovës reagon pasi BE ndal takimet brenda ndërtesës

Ai theksoi se autorësia e pjesës tjetër i përket vetëm autores, Jana Arsovska, e cila tashmë ka dërguar një email demantues, duke sqaruar se Basha dorëzoi për publikim vetëm kapitullin në fjalë. m.p.

Të fundit

Vota e diasporës me kosto, DHL: Po presim 9 milionë eurot

Me përfundimin e zgjedhjeve të 11 majit, DHL kompania që mundësoi votën e diasporës përmes shërbimit postar kërkon të...

Ky është ilaçi më efektiv se aspirina për problemet e zemrës

Një ekip ndërkombëtar mjekësh ka zbuluar se ilaçi clopidogrel, i cili shpesh përshkruhet për hollimin e gjakut dhe nuk sjell rreziqe shtesë, është më...

Shqiptarët po i besojnë më shumë pensioneve private. Pse?

Dëshira për të pasur një pension dinjitoz në të ardhmen po nxit punonjësit drejt skemave private. Aktualisht janë 48 mijë qytetarë që paguajnë kontribute vullnetare,...

A e dini cilat janë 3 shenjat më koprace të horoskopit?

Astrologjia na zbulon se disa shenja të zodiakut janë të prirura natyrshëm drejt kursimit ekstrem, kontrollit financiar dhe një frike të brendshme nga humbja...

Dumani në DASH është shuplakë e SHBA për Sali Berishën

YLLI PATA - Administrata numër 2 e Donald Trump po zbaton një politikë të re ndj veneve aleate, partnere por edhe armike. Një politikë...

Lajme të tjera

Web TV