Shtetin e bën ligji

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga ARTUR AJAZI

Prej 2013, nuk mbaj mënd që dikush nga opozita e kaluar dhe e tanishmja, të ketë thënë “jam dakort me ty Edi Rama”. Edhe pse Edi Rama, prej ditës së parë, zbatoi premtimet ë dhëna, duke i hyrë me fadroma pallateve dhe gjithçkaje të ngritur pa leje, edhe pse ai nisi ta kthejë përmbys shtetin e rrumpallës që gjeti, sërish opozita e kritikonte.

Opozita shpifte, akuzonte, denonconte, protestonte, dhunonte, dhe sërish nuk pranon se “Edi Rama e ka fituar bastin e tyre”. Shqipëria sot ka famën e saj në politikën e jashtme, në turizëm, në shtetbërje, në drejtësi, ligje, ekonomi, kulturë, sport, apo në ecurinë e saj drejt Bashkimit Europian. Shtetin nuk e bëjnë burokratët nga selia, nuk e bëjnë zyrtarucët nga godinat e vjetra, dhe nuk e bëjnë ata politikanë, që nuk kanë “1 ditë punë në bordero”, dhe njohin vetëm rryshfetin apo postin e përfituar nga fituesi i zgjedhjeve. Shtetin e bëjnë të vendosurit, “kokëderrat”, kurajozët, të guximshmit, vizionarët, konkuruesit, tolerantët. Shtetin e bën ligji i zbatueshëm për punëtorin, fshatarin, bujkun, zyrtarin, ministrin, kryeministrin dhe presidentin.

Shtetin e bën vetëdija për ndryshimin, dhe jo vegjetimin në pellgjet e qelbura. Edi Rama, vendosi dhe vazhdon të tregojë vendosmërinë e tij, se “shtetin do ta bëjmë me ligje të zbatueshme me çdo çmim”. Ai mbetet kryeministri më jetëgjatë i periudhës postkomuniste, dhe jo më kot. Tregoi se, e bëri Tiranën kryeqytet, nga pocaqi që ishte. Tregoi se bëri Shqipërinë me shtet sapo erdhi në pushtet, nga rrumpallë që ishte. Përmbysi mentalitete, shembi ngrehina dhe ngriti institucione me pamje dhe shije europiane. Mbi gjithçka, vuri zbatimin e ligjit.

Në rrugëtimin drejt një pushteti të drejtë dhe të suksesshëm, miku, shoku, farefisi, nuk duhet të jenë pjesë e një qeverisje të mire, kur ata vjedhin, abuzojnë, korruptohen, dhe shkelin ligjet. Në Bashkimin Europian, nuk të qasin me vese të ndyra dhe mentalitete province. Kur vjedh, kur pasurohesh shpesht e shpejt, dhe kur tenton ta shpërndash fajin tënd tek partia apo qeveria, atëhere ke shkelur 10 herë ligjet e vendit.

Lexo edhe :  Të manipulosh të vërtetën

Gjithkush përgjigjet për vjedhjet dhe krimet e tij. Në BE, kush gabon dhe shkel ligjin, përgjigjet para tij deri në fund. Shtetin e bën ligji i zbatueshëm. Nuk mund të gjesh “strehë” tek zyra e kryeministrit (siç bëri për 21 Janarin Berisha me gardistët) apo tek partia, kur ti vjedh, kryen një krim, apo je i lidhur me trafikun e drogës. Ata që deri dje, ishin mësuar me trajtimin e zyrave, institucioneve dhe ligjit sikur të ishin “lecka pastrimi”, sot e kanë të pamundur të pranojnë ndryshimin rradikal të Edi Ramës. Ata egërsohen dhe shthuren në fjalor, kur mësojnë fatin e tyre politik dhe penal. Ky është shteti, dhe shtetin e bën zbatimi i ligjit. Kjo duhet pranuar nga të gjithë, ndryshe BE-ja do të na lërë edhe 35 vjet të tjera tek pragu i derës saj./kb

Të fundit

Italia përgatitet për Kupën Botërore të Tiramisusë/ Kërkon 100 degustues vullnetarë

Italia përgatitet për një nga garat më të ëmbla në botë, për Kupën Botërore të Tiramisu 2025. Këtë vit, eventi...

Hamasi: Gati për një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe lirimin e pengjeve

Në një deklaratë zyrtare, Hamasi njoftoi gatishmërinë e tij për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për t'i dhënë fund luftës dhe për të liruar...

Flutura Açka: Deputeti i PD-së shkarkoi numëruesin sepse nuk po vidhte vota!

Gjatë intervistës së saj për programin “Dekalog” të Roland Qafokut në DritareTV, Flutura Açka rrëfeu për përvojat e saj gjatë fushatës së 2021-shit dhe...

Pas negociatave, festivali i Sanremos do të vazhdojë në qytetin bregdetar

Pas dy ditësh pune të frytshme dhe intensive, është arritur një marrëveshje midis Bashkisë së Sanremos dhe RAI-t gjatë fazës së negociatave në lidhje...

Rusia shpall të padëshiruar institutin britanik, ‘preket’ edhe profesori shqiptar

Përmes një njoftimi, Prokuroria e Përgjithshme e Rusisë ka ndaluar veprimtarinë e organizatës joqeveritare britanike Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara për Studime të...

Lajme të tjera

Web TV