Hakerat rusë bllokojnë sistemin GPS, avioni i Von der Leyen u detyrua të ulet me urgjencë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avioni i presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u detyrua të ulet në Bullgari duke u bazuar vetëm te hartat e printuara të aeroportit, për shkak të një sulmi të dyshuar rus që bëri që shërbimet e navigimit GPS të mos funksiononin. Kështu raporton “Financial Times”, duke cituar tre burime të njohura me situatën.

Lajmi është konfirmuar për “Corriere”  edhe nga zyrtarë të Eurocontrol, agjencia evropiane që koordinon trafikun ajror mbi kontinent, si dhe nga hartat teknike që monitorojnë këtë fenomen.

Ngjarja ndodhi të dielën pasdite, më 31 gusht. Avioni privat po transportonte presidenten von der Leyen në Plovdiv, Bullgari, kur pilotët, gjatë fazës së zbritjes, humbën mundësinë për të përdorur instrumentet elektronike të navigimit që mundësojnë aterrim sa më të saktë, pavarësisht nga kushtet e motit.

Zyrtarët e kontaktuar nga gazeta britanike flasin për një “operacion ndërhyrjeje rus”. “E gjithë zona e aeroportit mbeti pa GPS”, tha njëri prej tyre për Financial Times.

Pas një ore fluturimi mbi aeroport, piloti vendosi të aterrojë “manualisht”, duke përdorur hartat analoge, të cilat janë gjithmonë në kabinën e pilotit për raste të tilla, kur instrumentet elektronike nuk funksionojnë.

Von der Leyen ndodhej në Bullgari për të takuar kryeministrin e këtij vendi dhe për të vizituar një fabrikë municionesh. Ajo deklaroi se Rusia përbën ende kërcënim dhe se Bashkimi Evropian duhet të përgjigjet me mbrojtje më të fortë.

Pas vizitës, presidentja e Komisionit Evropian u largua nga qyteti Plovdiv me të njëjtin avion, pa probleme./e.t

Të fundit

Kërcënimi i Netanyahut: Jemi gati të aneksojmë pjesë të Bregut Perëndimor

E vërteta dramatike është se në Gaza vazhdohet të vdesin. Vetëm gjatë ditës së djeshme kanë qenë të paktën...

VIDEO/ Analiza në PD: Nga lart-poshtë, por Berisha “amnistohet”

Deputeti i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, ka deklaruar se analiza për rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit duhet të nisë “nga lart-poshtë”. Sipas tij,...

“Ka emra shumë interesantë”, çfarë deklaroi Kryemadhi në SPAK?

Monika Kryemadhi, është paraqitur sot, 1 shtator, në ambientet e Prokurorisë së Posaçme AntiKorrupsion (SPAK). Në një prononcim për mediat, Kryemadhi deklaroi se po...

Ndërhyrja ruse në GPS-in e avionit të Von Der Leyn, reagon Komisioni Europian

Komisioni Evropian ka bërë të ditur se avioni që transportonte presidenten Ursula von der Leyen ka hasur ndërhyrje të qëllimshme në sinjalin e tij...

Përplasi makinat e parkuara i dehur, AMP arreston policin e “Shqiponja-ve”

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore për rajon Kavajë-Durrës ka njoftuar këtë të martë arrestimin në flagrancë të punonjësit të policisë, Inspektor A. B., i cili...

Lajme të tjera

Web TV