Më shumë se 800 persona janë vrarë dhe 2,800 të tjerë janë plagosur në tërmetin në Afganistan, tha një zëdhënës i qeverisë së talebanëve.
Tërmeti me magnitudë 6 të shkallës Rihter goditi vonë natën e kaluar provincën Kunar, duke shkatërruar disa fshatra, ndërsa qindra njerëz janë zhdukur nën rrënoja.
Pamjet nga provinca Nangahar tregonin njerëz që gërmonin me dëshpërim nëpër rrënoja me duar, ndërsa kërkonin të mbijetuar, si dhe njerëz të plagosur që transportoheshin me barela nga ndërtesat e shembura dhe futeshin në helikopterë.
Kjo cilësohet si katastrofa natyrore më vdekjeprurëse e Afganistanit kohëve të fundit./e.t