Trump u përgjigjet thashethemeve për gjendjen shëndetësore të tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti amerikan Donald Trump, reagoi të dielën ndaj thashethemeve që kanë qarkulluar ditët e fundit lidhur me gjendjen e tij shëndetësore, duke theksuar se ndihet më mirë se kurrë më parë.

Përmes një postimi në platformën e tij Truth Social, Trump shprehu se është në gjendje të shkëlqyer, pas një fundjave të qetë që kaloi duke luajtur golf në resortin e tij në Virxhinia.

Ai e shfrytëzoi gjithashtu rastin për të lavdëruar atë që ai e konsideron si sukses të vendosjes së Gardës Kombëtare në kryeqytetin amerikan.

“Nuk jam ndjerë kurrë më mirë në jetën time. Gjithashtu, Uashingtoni është një ZONË PA KRIM!”, shkroi Trump, duke iu referuar vendimit të debatueshëm për të vendosur Policinë Metropolitane të Uashingtonit nën kontroll federal.

trump_post

Thashethemet për shëndetin e Trump nisën të qarkullojnë javën e kaluar, pasi ai nuk kishte bërë asnjë paraqitje publike të planifikuar.

Mungesa e aktiviteteve në axhendën e publikuar nga Shtëpia e Bardhë të premten shtoi më tej spekulimet, ndërkohë që në rrjetet sociale u përhap hashtag-u “#TrumpIsDead” (“Trump ka vdekur”), duke shkaktuar reagime të shumta.

Këto spekulime u hodhën poshtë përfundimisht të shtunën, kur Trump u pa duke u nisur për një ndeshje golfi në Sterling, Virxhinia, i shoqëruar nga mbesa e tij, Kai Trump./E.T

Të fundit

Presidenca e Kosovës: Po analizojmë procesin e konstituimit të Kuvendit

Ekipi ligjor në Presidencën e Kosovës është duke bërë “analiza” lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit, i cili...

Ukrainasit publikojnë pamjet e arrestimit të njeriun që vrau ish-kreun e Parlamentit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi në orët e para të mëngjesit të së hënës se ishte arrestuar një i dyshuar për vrasjen e ish-kryetarit...

Zyrtare: Milani mbyll merkaton me mesfushorin francez

Milani ka përfunduar merkaton e kësaj vere duke zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Adrien Rabiot. Mesfushori lë kështu Olympique Marseille për t'u rikthyer në bashkëpunim me...

Problem me financat, Muzeu Van Gogh paralajmëron mbylljen!

Muzeu Van Gogh në Amsterdam, shtëpia e koleksionit më të madh në botë të veprave të Vincet van Gogh, ka lëshuar një paralajmërim të...

Durrës, dhunohet turisti, policia procedon dy 17-vjeçarë

Policia e Durrësit përmes një njoftimi për mediat ka sqaruar një ngjarje të ndodhur më datë 14 gusht në qytetin bregdetar, ku është dhunuar...

Lajme të tjera

Web TV